Ballina Politika PD akuza për “monopol” në QSUT: Oksigjeni mjekësor blihet me çmime 3-4...

PD akuza për “monopol” në QSUT: Oksigjeni mjekësor blihet me çmime 3-4 herë më të larta se rajoni

0
7

Partia Demokratike i ka kërkuar SPAK që të hetojë prokurimin e oksigjenit mjekësor në QSUT, pasi sipas tyre tenderi shkon vetën më duart e dy kompanive.

Sipas PD, “pjesëmarrjen e ofertave në prokurimet respektive zhvilluar nga Autoriteti i Konkurrencës vërehet se në procedura marrin pjesë gjithnjë vetëm njëra prej këtyre kompanive ose të dyja bashkë në formën e JV duke u shpallur më pas fituese, pra konkurrenca e tregut është kufizuar maksimalisht në kundërshtim me parimet e legjislacionit për prokurimin publik”.

Reagimi i plotë:

Bëhet fjalë për GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k. dhe Messer Albagaz shpk.

Sipas Open Corporates Albania, GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k. ka fituar Total 106 procedura për blerje oksigjeni me VLERE 4,847,040,382 lek ose 48.4 mil EURO dhe Messer Albagaz shpk ka fituar Total 149 procedura për blerje oksigjeni me vlerë 2,632,903,871 lek ose 26.3 milionë euro.

Mediat kanë identifikuar se në Shqipëri oksigjeni blihet me vlerë 3-4 herë më të lartë se rajoni. Për shembull, në Kosovë, çmimi për litër oksigjen mjekësor është 0.43 euro, në Maqedoni 0.45 euro, ndërsa në Shqipëri është 1.5 euro.

Ndërkaq sipas të dhënave të publikuara në raportin e Transparency International për Kosovën mbështetur në të dhënat e marra nga faqja elektronike e prokurimit të hapur në Kosovë identifikohen ofertat e paraqitura për blerje oksigjeni, kështu psh: Sa më lart tregues i qartë për diferencën në çmimin për njësi të blerjes së oksigjenit. SPAK të hetojë.