Ballina Aktualitet Sherri i votës së emigrantëve, debate të ashpra në Komisionin Qendror të...

Sherri i votës së emigrantëve, debate të ashpra në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për regjistrimin

13
0

Konsensusi për votimin nga jashtë duket një mision i pamundur në Komision Rregullator i cili për të dytën ditë radhazi dështoi të miratoi rregullat e regjistrimit të emigrantëve për zgjedhjet e pranverës.

“Molla e sherrit” ishte kushti që  për tu regjistruar si zgjedhës nga jashtë, duhet të kesh një dokument  identifikimi të pa skaduar.

Kundërshtia e anëtarëve te zgjedhur nga Partia Socialiste ishte domosdoshmëria për të pasur një dokument te vlefshëm gjatë procesit te votimit.

Tonet e larta shoqëruan gjithë mbledhjen. Debati mori fund vetëm pasi kryetarja Ilirjana Nano vendosi t’i japë fund duke kërkuar shtyrjen e mbledhjes.