Ballina Europë Moti i keq ‘paralizon’ Italinë, një i vdekur në Bolonja! Përmbytje në...

Moti i keq ‘paralizon’ Italinë, një i vdekur në Bolonja! Përmbytje në Modena, Ravenna e Reggio

50
0

E gjithë Italia, nga Veriu në Jug, është përfshirë nga moti i keq dhe përmbytje, ‘valë’ që paralizoi edhe Sicilinë, e cila ishte goditur nga një thatësirë ​​e madhe prej muajsh.

Situatë kritike në Emilia Romagna pas reshjeve të orëve të fundit. Në Bagnacavallo, në zonën e Ravenës, u urdhërua evakuimi total i zonave të prekura nga përmbytjet. Për fat të keq, një person humbi jetën në Bolonja, duke shënuar kështu viktimën e parë nga moti i keq në Itali. Ai ishte 20 vjeç dhe po udhëtonte me makinë bashkë me të vëllanë, kur makina e tyre u pushtua nga uji që kishte vërshuar në zonë. 20-vjeçari humbi jetën, ndërsa i vëllai arriti të shpëtonte.

Në Cesenatico, në vetëm pak orë ranë 70 milimetra shi, duke shkaktuar krizë në një pjesë të kanalizimeve dhe nënkalimeve, si dhe u pezullua qarkullimi hekurudhor.

shulli Stromboli u godit nga një përmbytjet që vërshuan si lumë duke pushtuar rrugët. Banorët u bllokuan brenda shtëpive të tyre dhe u desh ndërhyrja e Mbrojtjes Civile.

Një rrëshqitje dheu në zonën e Kazinosë në Ellera, izoloi pesë shtëpi. Shiu i vazhdueshëm, i cili preku për orë të tëra Marche, shkaktoi përmbytje veçanërisht në zonën bregdetare midis Senigallia dhe Ancona. Një familje u evakuua.