Ballina Kulturë Pak fjalë mbi vlerat e librit me titull ” Kontributi i Durrësit...

Pak fjalë mbi vlerat e librit me titull ” Kontributi i Durrësit në Luftën Antifashiste Nacional -Çlirimtare”

18
0

Nga Enver Isufi*

Në Pallatin Aleksandër Moisiu, Durrës mw 18 Tetor, 2024 u prezantua botimi i ri me titull ‘Kontributi i Durrësit në Luftën Nacional Çlirimtare. (7 Prill, 1939 deri më 29 Nëntor, 1944)

Fillimisht kujtojmë se ky botim përfshinë punimet e simpoziumit të organizuar nga OVP, Dega Durrës, zhvilluar në Nëntor, 2023, me titull: Kontributi i Durrësit në Luftën Nacional – Çlirimtare (7 Prill 1939 deri  më 29 Nëntor, 1944 ). Libri u botua në Maj, 2024 dhe ka 108 faqe.

Kjo veprimtari prezantuese u organizua nga Organizata e Veteranëve dhe Pasuesëve të Luftës Nacional Clirimtare, Dega, Durrës e drejtuar nga z. Besim Shahini  dhe Shtëpia e Shkrimtarëve dhe Artistëve  të Durrësit e drejtuar nga poeti Agim Bajrami. Veprimtarinë e zbukuruan edhe këngët e këngëtarit Ylli Cifja dhe nxënësit e shkollë “Mihal Ikonomi”. Veprimtaria u organizua në mjediset e Pallatit të Kulturës, Durrës, i cili në këto raste i vendos  mjediset e tij në përdorim pa pagesë.

Organizata e veteranëve ja besoj moderimin e kësaj veprimtaria Shtëpisë së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Durrësit, nëpërmjet shkrimtarit dhe poetit Vladimir Muça.

Ishin të ftuar dhe morën pjesë edhe disa organizata patriotike simotra që kryejnë veprimtarinë në territorin e Bashkisë, Durrës. Organizata Kombëtare e Veteranëve dhe Pasardhëseve me seli në Tiranë, interesimin e saj e shprehu duke dërguar në këtë veprimtari, z. Bashkim Koçi, Anëtarin e Kryesisë dhe kryeredaktorin e gazetës kombëtare “Kushtrim Brezash”.

Organizatat e Veteranëve të LANC dhe pasusëve të tyre, kudo që ato fuknsionojnë, janë organizata patriotike. Kur flasim për një luftëtar patriot, brenda tij janë të gjitha format e patriotizmit, që lidhen me atdheun, pra me tokën, me gjuhën,historinë ,kulturën e tj. Patriotizmi çlirimtar ose mbrojtës së atdheut, ku luftëtarët vënë jetën e tyre në rrezik, është shkalla më e lartë e patriotizmit.

Patriotizmi si ndjejë, ka edhe cilësitë e tij siç janë;

-THELLËSIA (në të kuptuarit,të ndierit,të zbatuarit),

-GJËRËSIA (shtrirja  në  shtresat e popullsisë që nga moshat e reja deri të mosha e tretë)

-JETËGJATËSIA (i cili shtrihet në vite, dekada, në shekuj).

Sa me gjatë të jetë periudha mes luftrave, aq më i madh është rreziku të zbehet patriotizmi luftarak.Kapaciteti patriotik,  me kalimin e kohës edhe ruhet e forcohet, por edhe zbehet e dobsohet, kjo në varësi të shërbimeve që i bëhen patriotizmit.

OVP Dega Durrës, me vizionin e saj përdor tre rrugë  kryesore për të mbajtur të freskët patriotizmin.

-Rruga e parë:përshinë veprimtari të tilla si vizitat në vendet e betejave të luftimit, te bustet, lapidarët ,emrat e rrugëve, muzeumet e luftës,vizitat në familjet e dëshmorëve.

*Anëtar i Organizatës Veteranëve dhe Pasardhsëve, Dega Durrës