Pas arrestimit të ish-deputetit Jurgis Çyrbja dhe bashkëpunëtorit Ahmet Masha, policia po kryen kontrolle banesash në Shijak.
Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, i cili u arrestua me urdhër të SPAK po mbahet në ambientet e Policisë së Durrësit.
Ai u prangos nga blutë me urdhër të SPAK dhe masë sigurie nga Gjykata e Posaçme, “arrest me burg”, për 3 akuza të rënda.
Çyrbja mësohet se për momentin është në Durrës, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut. Po kryen veprimet proçeduriale, veprime të cilat po i kryejnë prokurorët e SPAK-ut.