Ballina Rajoni Mediat serbe rikthejnë aludimet se është baba i Vuçiçit, deklarohet Musliu: Shpifje,...

Mediat serbe rikthejnë aludimet se është baba i Vuçiçit, deklarohet Musliu: Shpifje, kujt nuk i intereson e vërteta

6
0

Një redaktor i një reviste serbe, Millovan Bërkiq, ka rikthyer në diskutim emrin e ish-gazetarit shqiptar, Fahri Musliut, duke pretenduar se është babai biologjik i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Mbi këto aludime, në një përgjigje për klankosova, Musliu u shpreh se e kishte sqaruar situatën për publikun por siç thotë askujt nuk po i intereson e vërteta.

“Unë kam dhënë sqarime shkaku i respektit të opinionit, por kujt nuk i intereson e vërteta. Edhe sikur të thosha; Po jam babai i tij, prapë nuk do të besonin”, tha ndër të tjera ai.

Bërkiq, duke e quajtur presidentin e Serbisë “shumë të sëmurë”, ka dhënë deklaratën tashmë të njohur, se babai i Aleksandër Vuçiqit nuk ishte Angjelko, por Fahri Musliu.

Megjithatë, për ish-gazetarin kosovar, të tillat komente janë shpifje të nisura në Zagreb tash e 10 vite.

Mbi këtë situatë, ishte deklaruar dikur edhe vet presidenti serb, Vuçiq.

”Ata kanë shkruar, për ata që nuk e dinë, se njëfarë zoti Fahri Musliu është babai im, duke dashur të them se është. Unë jam krenar për babanë tim. Ai është shumë më i mirë se unë dhe unë kam mësuar shumë prej tij… Për nënën time dhe unë e di se sa e ndershme, besnike dhe e nderuar ishte ajo ndaj tij, familjes dhe vendit. Më lejoni t’ju them edhe një herë se babai im është Angjelko, e dua pafund”.