Ballina Slider Presidenti i Boca-s angazhohet personalisht për të ndaluar sherrin mes ultrasve dhe...

Presidenti i Boca-s angazhohet personalisht për të ndaluar sherrin mes ultrasve dhe policisë

7
0

Juan Román Riquelme, presidenti i Boca Juniors, u angazhua plotësisht në shkallët e stadiumit, në përpjekje për të ndaluar një përleshje midis ultrasve vendës me tifozët kundërshtarë dhe policët.

Situata doli jashtë kontrollit kur tifozët e Bocas filluan të hedhin ulëse drejt tifozëve të Gimnasia. Tifozët kundërshtarë u kundërpërgjigjën me dhunë dhe detyruan ndërhyrjen e policisë, e cila përdori plumba gome e spraj piper.

Riquelme, i shoqëruar nga anëtarë të këshillit drejtues si ‘Chicho’ Serna, Raúl Cascini dhe Marcelo Delgado, nxitoi të shkonte në tribunën e incidentit.

Prania e Riquelme ndihmoi të qetësoheshin gjërat në stadiumin “Newell’s Old Boys”, duke qenë vendimtar që incidentet të mos përshkallëzoheshin.

Boca Juniors përfundoi duke barazuar 1-1 në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Argjentinës kundër Gimnasia.