Ballina Sport Dominim anglez në 8 vendet e para në Champions League

Dominim anglez në 8 vendet e para në Champions League

12
0

Me përfundimin e raundit të 3-të të Fazës së Ligës, në formatin e ri të Champions League këtë sezon është koha për të bërë bilance. Siç dihet tashmë me formulën e re, 8 skuadrat që do të renditen më mirë nga 36 skuadrat pjesëmarrëse, do të kenë mundësinë të kualifikohen direkt për më tej, ndërsa skuadrat e renditura nga vendi i 9 deri në të 24 do të luajnë në një fazë Play-Offi për të nxjerrë 8 skuadrat e tjera. Pas javës së 3, ajo që bie në sy është dominimi i skuadrave angleze, me Aston Villë, Liverpool dhe Manchester City-n që mbajnë 3 pozicionet e para në renditje. Surprizën po e bëjnë skuadrat franceze dhe mes 8 më të mirave nuk është PSG, por Monaco dhe Brest. Italianët përfaqësohen në G8-ën e më të mirëve me kampionët e Interit, që renditen në vendin e 7 me 7 pikë. Kampionët e Leverkusen janë ndërkohë e vetmja skuadër gjermane në 8 më të mirat. Këtë grup skuadrash e kompleton edhe Sportingu u Lisbonës. Ndërkohë suprizën negative në këtë start të sezonit në Champions, e kanë dhuruar spanjollet. Barcelona në vendin e 10 me 6 pikë dhe Real Madrid dy vende më poshtë, nuk kanë bërë startin e pritur në këtë edicion.