Ballina Politika PS e Durrësit ngre alarmin, mbi 50 përqind e administratës ka problem...

PS e Durrësit ngre alarmin, mbi 50 përqind e administratës ka problem më drejtësinë

5
0

PS e Durrësit duket se nuk po kalon momente të mira dhe  çdo ditë që kalon duket se po qartëson  edhe më shumë kalbëzimin e administratës. E ndërtuar si një administratë partiake, ku cdo punonjës duhet të falet te antarsimet për të hyrë më pas në punë, këmbanat e alarmit bien pikërisht vetëm pak muaj para zgjedhjeve dhe duket se po përsëritet historia e vitit 2013, kur PD u largua nga pushteti.  Mjafton ti hedhësh një sy postimëve të deputetëve apo ta kryebashkiakes së Durrësit si kordinatore politike për të kuptuar se asgjë nuk ka mbetur më nga PS, përvec të punësuarve që janë të detyruar të shkojnë me urdhër në këto takime.

Por përveç shifrave që raportojnë në qendër duket se një tjetër hall i madh i ka zënë socialistët. Më shumë se gjysma e tyre, këtu nuk bëhet fjalë për drejtorët, pasi kapin shifra të frikshme abuzimesh dhe skandalesh, administrate është e mbushur me militant që kanë pasur ose vazhdojnë të kenë llogari të pambyllura me drejtësinë.

Rekordin e mban OSHEE, e cila vetëm pak muaj më parë shkarkoi drejtorin ishte arrestuar dy herë dhe aq më shumë që ka një raport të KLSH ku e penalizon për shkele dhe abuzime të rënda. Kështu duket se trashgimia e PS në administrate, socialistët e ndershëm i ka  zëvendësuar me njerëz që vijnë nga sygjerime të klanëve mafioze të lidhur me pushtetin, që në shumicën e tyre nuk kanë asnjë lidhje me të majtën.

Burime nga PS i thanë gazetës bulevard se vetëm në OSHEE, Autoritetin Portual dhe Hekurudhën shqiptare janë me dhjetra  e dhjetra punonjës të cilët janë skeduar nga policia. Disa prej tyre janë ende në nivel drejtuesisht brenda institucionëve.

Nga një investigim i shpejtë, gazeta bulevard ka mundur të sqaroj se në OSHEE punojnë militantë që meritën e vetme kanë komentet në rrjetet sociale. Madje po të njëjtat burime thanë se ka edhe njerëz që janë  dënuar në Angli apo vende të tjera të Evropës për trafik droge dhe vjedhje. E ndërsa Anglia apo vendet e tjera i kanë përzënë nga vendet e tyre si drogaxhinj dhe hajdutë, ajo që të bën përshtypje është se qeverisja socialiste i ka emëruar drejtues politik në organziata apo struktura të tjera partiake dhe madje edhe i ka punësuar duke “menaxhuar” energjinë apo ujin e pishëm.

Deputetë të veçantë të PS e kanë ngritur këtë shqetësim edhe në qendër por përgjigja që kanë marrë është se kemi nevojë edhe për votat e drogaxhinjve dhe të hajdutëve, edhe të pashkolluarve dhe aq më shumë të atyre që janë kthyer në patrozhonistë dhe kontribuojnë në fitoren e PS.

Por kontradita duket se është bërë evidente, ku të punësuar në shtet, me rroga të majme dhe herë herë pa shkuar fare në punë, administrate ka humbur reputacionin për të përfaqësuar qytetarët dhe aq më shumë për ti kërkuar vota atyre.

“Shkova në mbledhjen e organizatës dhe ai që shoqëronte deputeten ishte kreu i policisë bashkiake. Nuk kishte turp më të madh më. Më ka krijuar problem që nuk po i zgjidh as edhe në gjykatë dhe ai kërkon të më bindë të votojë përsëri për të, për pushtetin dhe  më saktë për vjedhjen e tij. Por mesa duket ky nuk është rast i veçuar. Situata të tilla  që socialistët, ata pak që kanë ngelur pa u përlyer me rilindasit, gjejnë fytyra që i kanë nxirë jetën nëpër zyra, që jo vetëm nuk i kanë mbaruar punë, po që edhe për 5 mijë lek të vjetra i kanë sorollatur me javë e muaj.

Fakti është se vetë deputetët e PS e pranojnë një fenomen të tillë dhe aq më shumë që ata shpesh janë viktima të emërimëve me telefon  apo të punësimëve në administratë. Afrimi i zgjedhjëve duket se ka hapur edhe një problem tjetër mes radhëve të PS. Të zhgënjyer nga keqqeverisja, po edhe nga pagat që në disa institucione apo drejtori janë qesharake, ata po hedhin sytë nga zona gri. Madje nuk mungojnë edhe zerat në PS që po paguamë një pjesë të administratës që as votën nuk ia jep.

Edhe pse nuk e kanë bërë publik, socialistët po mundohen të  kryejnë sondazhe lidhur me këtë fenomen dhe ajo që i ka vënë në alarm është se as gjysma e administratës nuk i voton. Edhe pse shpjegimi duket se është te paga që nuk ju mjafton, gjërat duket se janë më të thella. Vetëm një pjesë e vogël e administratës është në punë ose përballet me qytetarët, të tjerët duket se e kanë punën për partinë dhe  foto në rrjetet sociale pa u përballur me qytetarët. Madje kjo e fundit duket se është një tjetër këmbanë alarmi.

Nepotizmi është një tjetër fenomen që ka pushtuar administratën në Durrës. Madje ekstremi shkon deri aty saqë vetëm nga një familje ka me dhjetra të punësuar dhe jo thjeshtë në administratë po edhe si titullarë zyrash. Kjo ka krijuar një lloj konflikti mes socialistëve që në zgjedhje mobilizohen për të fituar të gjithë dhe pas tyre punësohen deri 8 vetë nga një familje. Fenomeni i cili ka marrë përmasa të frikshme pritet të ketë një ndikim mjaft negative në Durrës, ku PS do ta ketë pothuajse të pamundur për të marrë tetë deputetë. Sipas vetë sondazhit të tyre që nuk e bëjnë publik, PS në Durrës merr 7 deputetë, ndërsa PD katër të tillë duke lënë në zonën gri tre të tjerë.

Ajo që pranohet nga vetë socialistët është se sondazhet nuk janë më ata që bëjnë televizionet e majta, por ajo që po bën SPAK. Deri në fund të vitit zhvillimet do të jenë të mëdha sipas tyre dhe me sytë nga Jugu i vendit, socialistët kanë të bindur se në Durrës nuk kalojnë numrin 7, natrisht këtu administrate ka rolin e saj, aq më shumë që është fytyra e shtetit me qytetarët.