Ballina Dossier 29 tetor 1967 Nata e parë e martesës së Agim Fajës. Përjetimet...

29 tetor 1967 Nata e parë e martesës së Agim Fajës. Përjetimet poetike në 45 vjetorin e marteses së tij

27
0

Nga Mark Brunga

Agim Faja ka disa vite që është ndarë nga jeta. Por që ka mbetur fuqishëm i pranishëm ne jetën e qytetit të Shijakut me vlerat që ka përcjellë në vite nepërmjet penelit të tijë, shkrimeve që ka lënë si dhe sjelljes qytetare që ka edukuar dhe kultivuar për brezin e tijë dhe gjeneratat e mëtutjeshme. Në artin e ngjyrave që perjetësoi në pesazhet e Shijakut dhe kudo që punoi, mes nuancave vibrante të tyre,  ai ka shkrirë harmonikisht edhe shpirtin e vet poetik. Nuk mund ta gjykojme sot si piktor të talentuar dhe të madh, pa parë më parë edhe shpirtin e madh njerëzor që ai kishte. Edhe i sëmurë rëndë ai deri ditën që ka mbyllur sytë ka pritur e ka përcjellë në studjo miq e adhurues të tijë. Dhe duke mposhturt shqetësimet shëndetësore personale, dinte tu krijonte ambjent dhe deri situata humori, për ta bërë takimin sa më të këndëshëm për mysafirët. Pa çfaqur vetë për hallët e tija, që i kishte të shumta, asnjë shqetësim. Në bisedat e shumta që kam kaluar me Agimin në studjon e tijë, vije re lehtë se si humori, ironia dhe poezia ishin elemente të fuqishme të botës së tije krahas penelit. Dhe ai ka pasur një jetë realisht të realizuar. Që i ri ai kishte nisur karieren e enderruar të piktorit, por edhe ishte dashuruar me nje vajzë të mrekullueshme të fisit Shtraza e cila shquhej si një nder vajzat më të bukura të atij brezi. Por që ishte mjaft e sjellëshme dhe inteligjente. Pra në jetën e Agimit hyri një grua e veçantë , që kur  perfundoi shkollën e mesme pedagogjike  punoi ne Shijak dhe më pas përfundoi me sukses edhe Universitetin e Tiranës, në degën e Gjuhës Angleze dhe  punoi në Radio-Tirana dhe më pas u kthye në Shijak  si mësuese anglishteje  në shkollën e mesme “16 Shtatori”. Është nje çift ideal që do ta respektonin njeri tjetrin deri në fund të jetës. Po dhe pas sajë… Ne studion e Agimit kur vinin vizitoret, krahas veprave të mrekulleshme që shikonin të ekspozuara, ajo që u binte në sy ishte një i gërshet artë, krejtësisht i veçantë. Një gërshet që vinte nga vitet 60, kohë e rinisë  të bashkëshortes së Agimit, Durrije Shtraza. Mbi një metër gërshet. Dhe që përmblidhte për ta, si një shirit manjetik, me mijera kilometra kujtime në udhet e dashuruara te jetë së tyre…Ky shirit flokësh bjonde ishte shiriti  manjetik i dashurisë së një gruaje dhe nëne, e cila  në tërë arsenalin e punës artistike e historike të Agimit, ka lënë gjurmet  e veta. Si një gruaje të përkujdesëshme, dhe mjaft e kulturuar, ajo i kuptonte drejt shqetësimet dhe përjetëmet artistik duke sakrifikuar me dinjitet e dashamirësi kundrejt bashkëshortit, pjesë nga rinia e saj…Dhe Agimi i ruajti aty ne studjo, me përkushtim si gershetin ashtu dhe fotot e rinis së sajë si dhe bizhute e përdorura.

NË DITARIN PERSONAL

Po detajet më të bukura na i sjell në një festë që ka organizuar per bashkëshorten pas 45 vite martese. Duke u përpjekur që të risjelle në të njejtat parametra edhe magjinë e natës ë parë të kesaj martese të  29 tetorit  1967. Krahas shumë shënimeve historike për qytetin e tij të zemrës, Shijakun, Agimi ka lënë dhe një volum të madh shënimesh të jetës së tijë personale. Ditari i vet. Dhe në detin e madh të memories së ngurtësuar në fletë, ai veçon disa faqe që janë shënimet për botën intime të tijën dhe Durrijes. Ditën e parë të martesës që mësohet se është celebruar më datën 29 Tetor 1967, autori i ditarit kujton se i ka dhuruar të shoqes një çokollatë si dhe një fletore me poezi për të. Të cilën ia ka rikujtuar në 45 vjetorin e martesës…Në këtë ditar Faja shkruan me nje shkrim të kujdesëshëm:

29 Tetor 1967….29 Tetor 2012….45 vjet Martesë

Në këtë ditë të 29 tetorit, të këtij 45 vjetorit të martesës sonë po të dërgoj këtë çokollatë ta hamë bashkë, gjysëm Ti e gjysëm Unë, siç e hengrëm atë natë. Mbi komedinë pranë shtratit, nden çokollatë të pata vënë edhe një fletore të vogël me disa nga vjershat e mija me titullin “ PRANDVERA DHE DASHURIA”, ku në faqen e dytë fekste shënimi: “ Së mirës sime shoqe DURRIJE SHTRAZA, i a kushtoi me dashuri ne ditën e martesës sonë”/ Shijak 29 .10. 1967/Agimi

Duke kujtuar atë ditë të bukur e të shënuar, pot ë dërgoj edhe nje letër vjershë të thjeshtë me respekt e dashuri shkruar. Agimi ndan dhimbjen me gruan edhe pasi qe ndare ajo nga jeta. Pak muaj pas vdekjes se Durrijes, periudhe të cilen Agimi edhe për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar që kishte, po e kapërcente me shume vështirësi, ai kalon nje traumë të rëndë shëndetësore. Diabeti i rënduar bën që të ketë nje nderhyrje kirurgjikale dhe i hiqet këmba. Nje ditë para operacionit, pasi me thanë se qe shtruar në spitalin e Durresit, i shkova për vizitë që ta takoja. Më shoqëroi drejtori spitalit në atë periudhë, Taulant Baku. Një kushëri i afërt i Agimit. Në dhomë kishte qetësi. Agimi na priti me buzëqeshje dhe na dha muhabet sikur të kishte dalë për në piknik diku në brigjet e lumit Erzen. Para se të ndaheshim me tregoi se kishte lënë porosi që këmbën që do ti amputonin mos ta groposnin te spitali, por ta dergonin dhe ta varrosnin te varri i Durrijes në Shijak…Dhe ashtu qe bërë.

Jeta e Agim Fajës

Kjo është një pjesë pikante nga jete e një piktori të shquar. Me kulmet e saj të lumturisë dhe të trishtimit.  Agim Faja punonte me vullnet të hekurt  çdo ditë në studio. Deri kur u nda nga jeta. Atë e gjeje kurdohere bashku me imazhin e ngrohtë të bashkëshortes fisnike pranë. Dukej sikur ajo sapo kishte dalë me nxitim dhe kishte harruar në stenden e studios gershetin e artë, oren e sajë, bizhuteritë që kishte përdorur…Po dhe Agimi dukej sikur po e priste…Ishte nje simbiozë shpirtërore e çuditëshme. Që këdo e zhyt në mendime kur mëson hollesi nga jeta e tyre. E bukur dhe fisnike.  Jeta e Agimit  është frymëzim për brezat e rinj, pasi ai i paralizuar punoi  çdo ditë të vitit. Duke qenë shembull i njeriut që konkretizoi edhe në kufijtë e së pamundurës, pasionin për artin dhe triumfin e punës në jetë. Këtë e arriti duke pasur pranë shëmbëlltyrën e gruas së tij Durrijes, që ka ditur ta kthejë në frymëzim edhe në çastet më dramatike të jetës së tijë…Piktori Agim Faja ka lindur në Shijak në vitin 1939.  Një periudhë kohe ka punuar në arsim, ndërsa më pas ka filluar studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Në vitin 1967 është pranuar anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Nga viti 1969-1992 ka qenë i zgjedhur anëtar i Komitetit Drejtues të kësaj Lidhjeje dhe për disa kohë Kryetar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve për Durrësin. Ka çelur shumë ekspozita personale dhe shumë të tjera me miqtë dhe kolegët. Është fitues i mbi 15 çmimeve të ndryshme ndërkombëtare. Në vitin 1987 i jepet titulli “Piktor i Merituar”. Punimet e tij janë ekspozuar në Bienalen e Egjiptit, Kinë, Itali, Vietnam, Algjeri, Francë, Gjermani, Angli etj. Vepra të tij gjenden sot në koleksionet private të të gjitha kontinenteve. I biri, Arditi tregon se janë ruajtur rreth 15 poezi të Agimity.Punimet e tija mbajnë brënda poezinë, mitin, si dhe përpjekjet për ti zbërthyer këto mite e për ti sjellë në një formë sa më moderne në kohrat tona. Agimi me linjat e veta të ilustrimit, sipas krijuesve, është një kollos i jashtëzakonshëm./ Gazeta Bulevard