Ballina Aktualitet Si është e vërteta e gjyqit me Mithat Memën dhe trimërimi nga...

Si është e vërteta e gjyqit me Mithat Memën dhe trimërimi nga një pinjoll spiuni që urinonte në makinë te Ura e Dajlanit

0
8

Nga Artur Llana

Për shumë nga qytetarët që nuk janë në dijeni unë kam postuar një status në rrjetet sociale për një padi që ka bërë ish rektori i Universitetit të Durrësit ndaj meje për fyerje. Nuk do të isha marrë me gagaçin që në sinkron me fjalët ka dhe këmbët kur pengohet. Për dijeninë e lexuezit njihemi mirë të dy prej shumë vitesh. Seanca e parë duhet të zhvillohej dje dhe kjo është arsyeja që më duhet të sqaroj një koment të tij, pas një muaji në postimin tim. Unë e di që ata që shurrohen në brekë edhe qajnë për të tërhequr vëmendjen. Ka lidhje me edhe me një pasojë tjetër që ta jep jeta dhe nuk fitohet as me titull as me doktaraturë.

Për të mos ju shmangur thelbit të ngjarjes që trimëroi gjashtë shkoronjat që ndahen për gjysëm. Përdorimi i fjalës frikacak nga një person që më telefononte se do ta vrisnin te Ura Dajlanit dhe më qante hallin se sa herë shkonte aty shurronte në brekë e mora me sportivitet. Ata që më njohin nga afër, ata që më kanë parë për rreth 400 seanca në dyert e gjykatës e dijnë mirë që nuk kam lidhje me frikacakun.

Ajo që ndodhi dje, unë nuk di se si funksionon sistemi i drejtësisë jashtë SPAK, me drejtësinë e re tregon më qartë se sa palaço është ky njeri, që ka blerë tituj e diploma dhe ka drejtuar për tetë vite Universitetin e Durrësit. Siç edhe do ta shikoni në flet-thirrje, jam thërritur për të qenë në një seancë që më shumë ishte njohje për ata që Tatja ka gjetur fyerje. Jam paraqitur dhjetë minuta para orës së kërkuar në gjykatë duke qenë se çeshtja është penale dhe duhet të isha në gjykatën e Durrësit. Kam qenë i shoqëruar me avokatin tim dhe të gazetës, Rezart Kthupi. Fakt që duhet ta konfirmoj edhe një lloj palaço dhe shpifësi si ai që na pa të dyve në gjykatë. Problemi ishte se na u desh të sillemi rreth një orë nga kati i tretë dhe kati i parë dhe nuk na merrte askush përsipër. Gjyqtarja që kishte firmosur flet-thirrjen na konfirmoi nëpërmjet personelit të saj se nuk kishte dijeni. Asgjë nuk ka këtu për t’u çuditur. Ka me dhjetra emra të njohur që na kanë parë për rreth një orë koridorëve të gjykatës, ashtu siç edhe mund të hapen kamerat e sigurisë. Madje për të qeshur e për të qarë mbiemrin tim e ngatërruan me dikë tjetër dhe roja i derës më tha se isha unë që do arrestohesha. Punë rojesh. Ka qenë avokati Rezart Kthupi, i cili ka kërkuar shpjegime te sekretaria, te personeli që merret me këtë punë dhe na është thënë se askush nuk ka dijeni për këtë gjyq. Kemi bërë present paraqitjen tonë së bashku me avokatin për pjesmarrjen dhe më pas jemi larguar. Në dalje të gjykatës kemi hasur fizikisht Mit’hat Memën, të cilin desha ta takoja thjeshtë për njerzillëk dhe ka qenë avokati që nuk më ka lejuar. Ky trimi ka dalë nga gjykata vetëm pak minuta pas nesh dhe unë nuk di çfarë i kanë thënë. Pas 24 orësh në një status që kam bërë para një muaji, ka bërë këtë koment që po e citoj të plotë:

“Eh more Turi… apo se ke emrin Artur??. Edhe ti sic thote shprehja Veni vidi vinci…, erdhe me pe dhe ike… su paraqite, se di nese vertet nuk egziston Artur Llana siç thoshte shenimi i postes apo ka ndonje gje tjeter. Gjithsesi, megjithese isha i bindur se sja vlen te merresh me ty, thashe mbase sdo ishe dhe frikacak, jo nga un por nga ligji. Nejse… sa me shume shume te merresh me ty aq me shume te shton vlerat. Suksese ne jete”

Për t’i sqaruar të gjithë. Jo vetëm mua po edhe vetë Mithatin…përvec dokumentëve zyrtare, shokët, fisi , miqtë na thërasin edhe me nofka dhe për hir së vërtetës unë kam një histori që i ngjan filmit të Fadil Hasës. Unë, Tate jam datëlindja 1968 dhe nisur edhe nga kontributi i spiunëve që ti i ke pasur me shumicë, kur linda deshën që emrin të ma vinin Artur. Unë nuk kam qenë pjesë e vendimarrjes. Emri Artur, quhej emër i huaj në atë kohë dhe falë edhe investimit të partisë që kishte disa procedura kur të gjithë u bindën që ma kishin vënë emrin Artur, gjendja civile, një mik i babait tend Tate nuk e lejoji. Emri i përshtatshëm u gjend Adrian Llana. Në respekt të të gjithë atyre që më deshën me një tjetër emër unë kam pranuar të quhem edhe Artur. Por si koktharë professor që je, unë nuk mund të firmos një shkresë që quhem Artur se ka dash gjyshi apo baba, po ashtu siç e kam në rregjistrat e shtetit. Karta e identitetit e verteton këtë fakt, agronom i jonxhës. Ti ke bërë dy padi, një Adrian Llana, të cilën unë e kam firmosur dhe një Artur Llana që nuk e firmos dot se në gjykatë nuk shkohet si mbledhje fronti. Unë kurrë nuk kam mohuar që shkrimin e kam bërë unë. Por aq më shumë që nuk mund të mohoj se shkrimi është botuar në një media që unë jam pronari i saj, po ama Adrian Llana.

Kjo është e vërteta që të ka joshur dhe trimëruar. Nuk më del shpirti pa u përballur me ty në gjykatë dhe jo vetëm për të thënë që je një pinjoll spiuni i sigurimit të shtetit, po edhe për të gjithë ata skandale që të kanë ndjekur si rektor!

Mos e harro skandali e shkresës 10.06. 2014 ku në relacionin e përpiluar nga kontraktori ka nënshkruar edhe Kevin Konstruksion si sipërmarrës, si dhe përfaqësues të entit prokurues e konkretisht rektori Mithat Mema, kancelari Ulpian Hoti dhe punonjësja Valbona B.

Unë kam dhënë prova se nuk kam frikë të përballem me askënd në salla gjyqi, madje edhe me ca mënyra të tjera. Ti “shurraman” i Urës Dajlanit (për dreq aty ka dhe kurva) që më merrje në telefon se do të vrisnin te “aty ku rrijnë kurvat”  ke kurajon dhe më thua frikacak. Ti që kur bërë aksident dhe ishe tapë, gjete një palo prokuror dhe nuk dole nga shtëpija një javë, gjithçka e mbylle me lekë se nuk kishe burrëri të vije në sallë të gjyqit. Mëkatet e tua janë me dhjetra dhe bashkë do kemi rrugëtim të gjatë meqë e hape atë derë duke më quajtur edhe frikacak.

Akuzat ndaj teje nuk mundi dot as ti mbante Olldashi që të bëri rektor, madje as avokati që desh u vra për ty, madje as edhe biznesmeni që i lëpihëshe lokalëve dhe moteleve. Sapo të më vijë thirrja për gjyq, të jesh i bindur se do ta bëjë publike, se unë nuk kam punësuar nipër e mbesa në universitete me diploma që ti i di mirë, unë nuk kam vjedhur siç ke vjedhur ti dhe po hetohesh. Unë nuk kam bërë ata poshtërsi që ti ke bërë dhe do të sjellë unë dëshmitarë në sallë të gjyqit. Do ta vejë televizionin në dispozicion për të transmetuar “live” sencat tona dhe ta shohin të gjithë kush është frikacaku, maskarai, hajduti dhe ai që duhet të jetë në pranga. Nuk ka rëndësi se të merret pak goja, nuk do paguash asgjë për transmetimin e gjyqit!