Ballina Kronika Mori disa medikamente në një farmaci dhe u largua pa i paguar,...

Mori disa medikamente në një farmaci dhe u largua pa i paguar, 35-vjeçari bie në pranga

5
0

Një 35 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi është larguar pa paguar medikamentet që mori në një farmaci.

Sipas policisë, 35 vjeçari ka tentuar që të vjedhë edhe xhiron ditore në një farmaci tjetër.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka marrë disa medikamente në një farmaci dhe nuk ka kryer pagesën, gjithashtu ka tentuar të vjedhë xhiron ditore në një farmaci tjetër.”, njoftoi policia.