Ballina Politika Berisha denoncon luksin e shfrenuar të Spiropalit dhe çiftit Balla: Iu plasi...

Berisha denoncon luksin e shfrenuar të Spiropalit dhe çiftit Balla: Iu plasi për pensionistët këtyre hajdutëve!

0
35

Pensionistët sivjet jo vetëm që nuk njohën rritje pensionesh, por qeveria ua shtyu edhe indeksimin.

Jo vetëm kaq, por edhe indeksimi nuk ishte në përputhje me nivelin e rritjes së çmimeve.

Por teksa zemërimi i pensionistëve është i madh, qeveritarët vazhdojnë të shpalosin luksin e tyre publikisht.

Një ditë më parë, mediat sociale publikuan foto të veshjeve luksoze të Elisa Spiropali.

Ndërkohë, kreu i opozitës, Sali Berisha publikon edhe fotot nga luksi i shfrenuar i çiftit Balla.

“Iu plasi për pensionistët këtyre hajdutëve!” shkruan ai.