Ballina Politika “Nuk konsumon ushqimin e burgut”, Gjokutaj: Meta me ilaçe, gjella i shkon...

“Nuk konsumon ushqimin e burgut”, Gjokutaj: Meta me ilaçe, gjella i shkon nga jashtë. Ish-presidenti në gjendje të mirë shpirtërore, por ka revoltë

18
0

Avokati i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Genc Gjokutaj, në një lidhje me Skype në emisionin Kjo javë në News 24 u pyet nëse Meta po konsumon ushqim burgu apo të sjellë nga jashtë.

Gjokutaj theksoi se Meta është me ilaçe, pasi ka probleme shëndetësore.

“Ushqimin e burgut nuk e konsumon. Ka shumë të burgosur të tjerë që nuk hanë ushqimin e burgut, por ushqimi sillet nga të afërm kryesisht. Meta pi dhe ilaçe. Nuk mund të hajë çdo lloj ushqimi, se ndjek terapi, në lidhje me probleme të shëndetit që ka. Gjella i shkon nga jashtë, nuk ka rëndësi se kush ia dërgon”, tha Gjokutaj.

Avokati i ish-Presidentit Ilir Meta, Genc Gjokutaj ka zbuluar  se çfarë ka ndodhur me kreun e Partisë së Lirisë që prej momentit të arrestimit të tij.

Gjokutaj u shpreh se Metës i është komunikuar  masa në drejtorinë e policisë së Tiranës, pasi në momentin e arrestimit nuk i është treguar asnjë shkresë.

Ai shtoi se gjatë takimeve të tij me Metën, ky i fundit ka qenë në gjendje shpirtërore të mirë, por ka shprehur edhe një mërzi dhe revoltë ndaj mënyrës së arrestimit të tij.