Ballina Lifestyle Lily-Rose Depp duket në formë të mirë

Lily-Rose Depp duket në formë të mirë

12
0

Lily-Rose Depp mahniti, teksa mori pjesë në një fotosesion në natyrë në Beverly Hills të premten.

Aktorja, 25 vjeçe, veshi një kostum me frymëzim retro, që nxirrte në pah figurën e saj fantastike.

Veshja e dobët kishte mëngë të gjata dhe një material me vija të kuqe dhe të bardha, ndërsa Lily-Rose veshi një palë taka të bardha me majë të zezë, shkruan DailyMail.

Ylli kishte lëshuar flokët e saj bionde drejt dhe ka shtuar në pamjen e saj një palë syze dielli të rrumbullakëta.

Ylli i filmit, e cila është vajza e Johnny Depp dhe Vanessa Paradis, është parë duke ecur nëpër rrugët e Beverly Hills teksa pozonte para kamerave.

Për një tjetër dukje, Lily-Rose ka veshur edhe një minifustan ngjyrë vjollce, me një dekolte katrore dhe mëngë të shkurta.