Ballina Politika Rama shpërndan mesazhin nga takimi në Nju Jork: Faleminderit për mikpritjen

Rama shpërndan mesazhin nga takimi në Nju Jork: Faleminderit për mikpritjen

10
0

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh nga takimi i djeshëm me diasporën në Nju Jork. Ai ka përcjellë falënderimet për të gjithë pjesëmarrësit në takim dhe mikpritjen e tyre vëllazërore.

“Shqipëria ka bërë një progres të jashtëzakonshëm, por është akoma një progres në rrezik nëse të gjithë së bashku nuk e shtyjmë përpara në këtë kilometër të fundit për ta bërë anëtare të BE-së. Një nga arsyet e suksesit tuaj mesa kuptoj është që shqiptarët kanë ndihmuar shqiptarët që kush ka ardhur përpara kanë ndihmuar ata që kanë ardhur mbrapa. Dhe prandaj diaspora sot, prandaj shqiptarët jashtë atdheut sot, duhet të luajnë për Shqipërinë atë rol që kanë luajtur ata shqiptarë këtu që kanë ndihmuar shqiptarët që kanë ardhur dhe duhet të bëhen garantët me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje, duhet të bëhen garantët që Shqipëria nuk kthehet më mbrapa. E prandaj kam ardhur këtu për t’ju kërkuar që ta vazhdojmë dhe ta përmbushim së bashku këtë mision të nisur një dekadë më parë për ta ngjitur Shqipërinë në majën e 2030 duke e bërë përfundimisht të pakthyeshme rrugën e Europës dhe duke bërë për vendin tonë, për shtetin tonë, për flamurin tonë, atë që çdo shqiptar si ju në Amerikë apo në Europë ka bërë për veten e vet, për familjen e vet, për të ardhmen e fëmijëve të vet, duke u bërë pjesë krenare e pandashme e bashkësisë ku sot jeton dhe punon këtu në Amerikë apo matanë oqeanit në Europë”, thuhet në mesazhin e Ramës.