Ballina Politika “Propaganda e Ramës e turpshme”, Robert Papa thirrje SPAK-ut: Heto shpenzimet e...

“Propaganda e Ramës e turpshme”, Robert Papa thirrje SPAK-ut: Heto shpenzimet e takimeve të kryeministrit me diasporën

16
0

Kryeministri Rama në Nju Jork, në kuadër të turit të takimeve me diasporën u kërkoi shqiptarëve të Amerikës votën për mandatin e katërt pranverën e vitit të ardhshëm.

Lidhur me këtë gazetari Robert Papa në një invervistë u shpreh se propaganda e Ramës është e turpshme ndërsa e cilësoi këtë takim të tijin si një dështim.

Ai tha se SPAK duhet të hetojë shpenzimet e takimeve të kryeministrit Rama me diasporën, teksa theksoi se arrestimi i Metës e ka frikësuar shumë atë.

Sipas tij me ligjet shqiptare është e vështirë të goditet një kryeministër por Shqipëria duhet të heqë dorë nga sistemi i vjetër.

Ashtu siç është opozita e përçarë dhe protestat ishin grupe grupe, personalisht nuk do kisha dëshirë të protestoja kundër kryeministrit të vendit tim, por situata në Shqipëri është e tillë, të vish në Amerikë të bësh fushatë elektorale dhe tu kërkosh votën e diasporës njerëzve që ti i ke detyruar të largohen është e turpshme.

Që të bësh thirrje dhe të vijnë njerëz nga rrethinat e New York dhe të mos kesh as 700 persona për mua është një dështim. Vizita ka lidhje me Alex Soros sepse ai nesër ka ditëlindjen ndaj dhe ka qenë familjarisht dhe SPAK duhet të hetojë seriozisht se kush paguan për kryeministrin shqiptar.

Rama tregon panik pse i duhen votat e diasporës, është i frikësuar nga arrestimi i Metës. Soros mund ti bëjë çdo gjë është e lehtë të bësh ekspozitë kur ai vendos një poster në Time Square apo të paguash një biletë basketbolli 10 mln dollarësh ekspozita është më e lehta. Nuk mund ta godasin Ramën se është kryeministër.

Shqiptarët e Amerikës janë të ndarë dhe këtu si në Shqipëri, demokratë dhe socialistë dhe ajo që duam është që vendi ynë të ecë përpara por që Shqipëria të na bëjë ne të ndjehemi krenar duhet të largohen nga pushteti këta hajdutë skajorë.