Ballina Aktualitet Protesta kundër mbetjeve toksike, Jola Hysaj denoncon: Nuk jemi ne kazani i...

Protesta kundër mbetjeve toksike, Jola Hysaj denoncon: Nuk jemi ne kazani i Shqipërisë, nuk janë as mediat, por jeni ju kazani dhe mbetja toksike

14
0

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Jola Hysaj ishte pjesë e protestës së opozitës organizuar në hyrje të portit të Durrësit, ku nesër pritet të vijë një anije me 200 kontejnerë me mbetje toksike.

Në fjalën e saj ajo tha se “nuk mund të jemi në kazani i Shqipërisë”, ndërsa theksoi se është e paimagjinueshme të shikohet si shkërmoqet ky qytet dhe sesi shitet dhe falet.

Ajo i bëri thirrje të gjithë durrsakëve që të protestojnë.

“Kjo maskë që mbaj unë sot do të jetë maska që do të mbajë secili prej jush kur këto mbetje të vijnë nesër”, tha ndër të tjera Hysaj.

Jola Hysaj: Tek po vija këtu dikush më pyeti. Pse po mban maskë? Nuk mund të mos mbaj maskë është më shumë sesa normale. Po pse është normale ku në një qytet ajri i pastër i detit duhet të prevalojë. Sepse thashë ne drejtohemi nga një qeveri toksike, një qeveri mbetje. Me mbetje e nisi dhe me mbetje do ta përfundojë mandatin. Është e paimagjinueshme sesi shkërmoqet ky qytet, sesi falet dhe i dhurohet njerëzve. Ku janë durrsakët që krenohen për historinë 2700 vjecare, ata që thonë jemi durrsakë. Ajo maskë që mbaj unë sot do të jetë maska që do të mbajë secili prej jush kur këto mbetje të vijnë nesër. A jemi në kazani i Shqipërisë, ndërkohë që Durrësi dhe porti është simbol jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë rajonin. Nuk jemi në kazani i Shqipërisë, nuk janë as mediat, por jeni ju kazani dhe jeni ju mbetja toksike më e keqe e cila po prevalon në Shqipëri dita ditës.