Ballina Sport Real Madridi lëshon komunikatë pas ndeshjes ndaj Barcelonës

Real Madridi lëshon komunikatë pas ndeshjes ndaj Barcelonës

6
0

Real Madridi e ka lëshuar një komunikatë pas ndeshjes ndaj Barcelonës.

Nuk ka të bëjë me rezultatin apo me ndonjë lëndim, por me sjelljet e tifozëve në stadium.

“Real Madrid-i dënon në mënyrë të vendosur çdo lloj sjelljeje që përfshin racizëm, ksenofobi apo dhunë në futboll dhe në sport, dhe shpreh keqardhje të thellë për fyerjet që disa tifozë shprehën mbrëmë në një nga këndet e stadiumit”, thuhej fillimisht në njoftim.

Madrilenët njoftuan se kanë nisur një hetim për të identifikuar autorët e këtyre gjesteve.

“Real Madrid ka hapur një hetim për të identifikuar autorët e këtyre fyerjeve të turpshme dhe të dënueshme, në mënyrë që të ndërmarrë masat përkatëse disiplinore dhe ligjore”, thuhej ndër tjera në njoftim.