Ballina Kulturë Aktorja e shquar Roza Anagnosti feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush...

Aktorja e shquar Roza Anagnosti feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush ajo

28
0

Aktorja e shquar shkodrane e Teatrit Kombëtar dhe kinematografisë shqiptare, Roza Anagnosti feston sot ditëlindjen e saj të 81-të.

Roza Anagnosti filloi karrierën ne Teatrin “Migjeni” të Shkodrës dhe ishte vetëm 20 vjeç, hyri në kinematografi me rolin e mësueses në filmin “Detyrë e posaçme” (K. Dhamo, 1963), për të vijuar me një karrierë të suksesshme vitet në vazhdim.

Përveç shumë vlerësimeve e çmimeve për karrierën, Roza Anagnosti mban titullin “Artiste e Merituar”.

Numërohen rreth 120 role në teatër dhe kinematografi e TV, interpretuar nga aktorja. Ajo ka punuar me regjisorët më të shquar të teatrit, por si askush tjetër ka interpretuar në shumë emisione në Radio e TV shqiptar.

Pasi interpretoi dhjetëra role kryesore në Teatrin “Migjeni”, Roza Xhuxha, që artdashësi shkodran e shihte të ardhmen e teatrit, u nda nga skena ku doli për herë të parë, sepse në tetor të vitit 1964, u martua me regjisorin Dhimitër Anagnosti. Që nga ky vit ajo u emërua aktore në Teatrin Popullor ( sot Teatri Kombëtar).

Për Rozën fillon periudha më e shkëlqyer e karrierës, me role të shumta në Teatrin Kombëtar në Tiranës dhe në kinematografi. Ajo bëhet një aktore shumë e kërkuar nga regjisorët. Luan mbi 20 filma dhe fiton disa çmime të rëndësishme kombëtare. Çifti Anagnosti bëhet simbol i suksesit në art.