Ballina Politika “Kush pagoi për biletat”, reagon PD pas vizitës së Ramës në SHBA:...

“Kush pagoi për biletat”, reagon PD pas vizitës së Ramës në SHBA: Shkoi për ditëndjen e Sorosit, jo për shqiptarët

15
0

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në New York ku zhvilloi takim me shqiptarët që jetojnë atje. Këlliçi në deklaratën e tij për media, falenderoi ata që protestuan dje pas mbërritjes së Ramës në New York.

Ndërkohë, sipas demokratit, kryeministri nuk shkoi në SHBA për shqiptarët, por për ditëlindjen e Alex Soros dhe ndeshjen e NBA mes New York Knicks dhe Indiana Pacers.

Gjatë deklaratës së tij, Këlliçi tha se sipas të dhënave zyrtare online, biletat për këto ndeshje kushtojnë nga 3,600 deri në 7,260 dollarë për person. Ai ngriti dhe pyetjet: “Sa kushtojnë biletat e ndeshjes së basketbollit, që familja Rama pati mundësinë ta ndiqte nga rreshti i parë, në ulëset më të shtrenjta të Madison Square Garden? Kush pagoi për këto bileta?”

DEKLARATA E PLOTË E BELIND KËLLIÇIT:

Ditën e djeshme, kreu i Narkoshtetit të parë të Europës Edi Rama, u prit me protesta të fuqishme nga atdhetarët shqiptaro amerikanë të New York-ut, të cilët i treguan vendin arkitektit të shpopullimit masiv të Shqipërisë në këto 12 vite.

Në rradhë të parë falenderojmë përzemërsisht të gjitha ata shqiptarë të cilët ditën e djeshme, i’u bashkuan thirrjes së opozitës shqiptare për të demaskuar kreun e Narkoshtetit Edi Rama, në zemër të SHBA, aty ku sot miku i ngushtë i tij, Charles McGonigal po vuan dënimin me burg.

Edi Rama nuk shkoi në SHBA për shqiptarët, por ahengu i datëlindjes së Alex Soros dhe ndeshja e NBA mes New York Knicks dhe Indiana Pacers, ishin arsyet reale të kësaj vizite luksi.

Sot, nga kjo foltore po bëjmë një kërkesë të thjeshtë për transparencë.

Sa kushtojnë biletat e ndeshjes së basketbollit, që familja Rama pati mundësinë ta ndiqte nga rreshti i parë, në ulëset më të shtrenjta të Madison Square Garden? Kush pagoi për këto bileta?