Ballina Lifestyle John Legend rrëfehet për abortin e Chrissy Teigen: Jeta e saj ishte...

John Legend rrëfehet për abortin e Chrissy Teigen: Jeta e saj ishte në rrezik

10
0

John Legend ka rrëfyer më shumë detaje për humbjen e djalit të tij dhe Chrissy Teigen, 4 vite më parë.

Këngëtari i “All of Me”, i cili ka tashmë 4 fëmijë me Teigen, ka rikujtuar procedurën mjekësore që bashkëshortja pati në shtator të vitit 2020 kur humbën djalin e tyre, Jack.

“Jeta e saj ishte në rrezik,” tha John në episodin e 23 tetorit të podkastit “Club Shay Shay”.

“Ajo kishte kaluar 15 javët kur duhet të bëhet zakonisht aborti. Ishte duke humbur foshnjën dhe kishte hemorragji. Njerëzit që mbajnë një shtatzëni deri pas 15 javësh pothuajse gjithmonë kanë vendosur tashmë ta mbajnë foshnjën,” vazhdoi John, “por ka ndonjë lloj ndërlikimi që vjen rrugës dhe duhet të kryhet aborti”.

Pas humbjes, 4 vite më parë, Chrissy publikoi një mesazh emocional, duke përshkruar përpjekjet e saj dhe të doktorëve për të shpëtuar foshnjën Jack.

“Jemi të tronditur dhe në një dhimbje të thellë, një lloj dhimbjeje që nuk e kemi ndjerë kurrë më parë,” shkroi ajo në postimin e saj në Instagram në shtator 2020.

“Nuk arritëm të ndalonim hemorragjinë dhe t’i jepnim foshnjës tonë lëngjet që i duheshin, pavarësisht shumë qeseve të transfuzioneve të gjakut. Thjesht nuk ishte mjaftueshëm”.

Në deklaratën e saj, Chrissy i drejtohej drejtpërdrejt djalit të saj dhe i kërkonte falje që nuk arriti ta shihte të rritej.

Chrissy zbuloi më 28 qershor 2023 se ajo dhe John sollën një djalë tjetër në jetë, Wren Alexander Stephens, përmes një nëne surrogate.