Ballina Sport Humbje e hidhur ndaj West Ham, United bie keq në Londër

Humbje e hidhur ndaj West Ham, United bie keq në Londër

10
0

Manchester United pësoi disfatë 2-1 ndaj West Ham, në sfidën e Premier League të mbajtur në Londër.

Skuadra nga Manchesteri u tregua e rrezikshme pas 9 minutash lojë, por Garnacho nuk pati saktësinë e duhur për të realizuar. Në minutën e 31-të, Dalot bën të pabesueshmen, teksa me portën e boshatisur, nuk ia del që të dërgojë sferën në rrjetë. Me shifrat e bardha përfundoi pjesa e parë, ndërsa fraksioni i dytë ishte edhe më interesant.

Të besuarit e Lopeteguit kaluan në epërsi në minutën e 73-të. Një aksion mjaft i bukur i West Ham u shndërrua në gol nga Samervill.

“Djajtë e kuq” vendosën ekuilibrat me Casemiron në minutën e 81-të, i cili nuk fali nga fare pranë portës.
Vendasit fituan penallti në minutën e 90-të, 11-metërsh që u përkthye në gol nga Bowen.

Me këtë rezultat, Manchester United është në vendin e 14-të, ndërsa West Ham në vendin e 13-të. Në ndeshjet e tjera, Chelsea kaloi 2-1 pengesën e Newcastle, duke korrur kështu një sukses të rëndësishëm, ndërsa Tottenham u mposht 1-0 nga Crystal Palace.