Ballina Aktualitet Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

7
0

Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të paraqitet nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm ku priten intervale të gjata me kthjellime;  më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta.

Parashikohet që  orët e vona të mbrëmjes  të sjellin kalime vranësirash ku më të shpeshta do të jenë në zonat e thella malore, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke  luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera më e ulët deri në 26°C vlera më e lartë e cila pritet në Qarqet; Berat dhe Elbasan.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.