Ballina Sport Inzaghi flet për zgjedhjet kundër Juventusit: Më mungonin 4-5 ndërrime

Inzaghi flet për zgjedhjet kundër Juventusit: Më mungonin 4-5 ndërrime

26
0

Simone Inzaghi është paraqitur përpara gazetarëve në konfernecnën për shtyp pas përfundimit të derbit me Juventusin.

Trajneri i Interit ka deklaruar se mbrëmjen e sotme nuk kishte në dispozicion 4-5 lojtarë të rëndësishëm për të kryer ndërrimet e nevojshme gjatë lojës.

Ai ka treguar gjithashtu se Kristjan Asllani e kishte të pamundur të aktivizohej në pjesën e dytë.

“Bisseck dhe Frattesi hynë keq? Shumë e thjeshtë ta thuash. Në pjesën e parë kemi pësuar dy gola të ngjashëm. Është faji i të gjithë Interit. Sigurisht që isha i kufizuar në rotacion. Asllani nuk mund të aktivizohej,

Buchanan ka stërvitjen e parë të premten. Më mungonin 4-5 ndërrime të rëndësishme. Ti më flet për Frattesi-n dhe Bisseck-un, por në pjesën e parë kemi pësuar dy gola të njëjtë”, ka thënë Simone Inzaghi.