Ballina Politika Pamje nga kantieri i shkollës së mesme sportive në Durrës, Rama: Një...

Pamje nga kantieri i shkollës së mesme sportive në Durrës, Rama: Një tjetër projekt madhor, kushte dhe standarde evropiane për 250 nxënës e 150 konviktorë

7
0

Një tjetër shkollë është rrugës për të përfunduar punimet dhe këtë herë në Durrës.

Bëhet fjalë për Shkollën e Mesme Sportive “Benardina Qerraxhia”, e cila po ngrihet bashkë me konviktin e saj për nxënësit, e cilësuar si një nga projektet më të mëdha arsimore.

Qëllimi është ofrimi i kushteve me standarde evropiane të mësimdhënies. Shkolla do të ketë kapacitetet për 250 nxënës, ku 150 prej tyre vijnë nga rrethet dhe do të qëndrojnë në konvikt.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe vetë Kryeministri Edi Rama, me një postim në rrjetin social Facebook, mëngjesin e sotëm (28 Tetor).

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

“MIRËMËNGJES

dhe nga kantieri i shkollës së mesme sportive “Benardina Qerraxhia” në Durrës, e cila bashkë me konviktin e kësaj shkolle është një ndër projektet më të mëdha arsimore, që do të ofrojë kushte dhe standarde europiane të mësimdhënies për 250 nxënës të shkollës dhe 150 prej tyre që do të qëndrojnë në konvikt, ju uroj një javë të mbarë”.