Ballina Editorial Berisha dhe Rama po përpiqen të zhbëjnë Reformën në Drejtësi

Berisha dhe Rama po përpiqen të zhbëjnë Reformën në Drejtësi

34
0

Namir Lapardhaja

Berisha dhe Rama po përpiqen të zhbëjnë Reformën në Drejtësi. Berisha nëpërmjet pazarit që po kërkon përditë (paralizimit të jetës Parlamentare, gjasmeprotestat etj.), ndërsa Rama nëpërmjet Komisionit Antikorrupsion. Të dy kanë, në thelb, të godasin, së paku, nenet e shpërdorimit të detyrës. Problemi është se SPAK në hetimet e fundit po tregon se e ka tejkaluar “shpërdorimin e detyrës” dhe, nëpërmjet metodave të specializuara, ka shkuar tek hetimi pasuror, gjë që do të thotë se, sado të mundohen Berisha dhe Rama, nuk kanë shpëtim. Praktikisht, SPAK po bën vetingun në politikë.

Madje, edhe nëse përdoret një “veteran” i drejtësisë si Xhafaj posaçërisht për të shpëtuar Erjon Veliajn, ndaj të cilit, po ashtu, Prokuroria e Posaçme ka filluar prej muajsh një hetim pasuror, veç dosjeve të inceneratorëve dhe të 5 D, sërish garancia euro-atlantike e SPAK është e pakapërcyeshme.