Ballina Aktualitet Mjegull dhe alternime vranësirash, ja moti për ditën e sotme 30 tetor...

Mjegull dhe alternime vranësirash, ja moti për ditën e sotme 30 tetor 2024

10
0

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e Mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet me alternime vranësirash për pjesën e parë të ditës, të cilat do të jenë prezente kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.

Pas mesditës mbizotëron mot i kthjellët.
Mjegull e dendur, mjegullinë lokale në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës fiton shpejtësi 8-15 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.