Ballina Sport Wolfsburgu eliminon Dortmundin nga Kupa e Gjermanisë

Wolfsburgu eliminon Dortmundin nga Kupa e Gjermanisë

9
0

Wolfsburgu në festë, Dortmund i dëshpëruar.

Wolfsburgu ka arritur të kualifikohet pas 120 minutave. Skuadra e Wolfsburgut në konak të vetin e ka mposhtur me rezultat 1:0

Dortmundin, kësisoj u kualifikuan në të tetën e finales së Kupës së Gjermanisë.

Gjithçka u vendos pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, pasi ndeshja në kohën e rregull ka përfunduar pa gola.

Në minutën e 117-të, futbollisti Jonas Wind e shtangu skuadrën e verdhezinjve, duke shënuar për fitoren e madhe 1:0.