Ballina Bota Tronditëse/ Vritet gazetari 25-vjeçar menjëherë pas intervistës me kryebashkiakun

Tronditëse/ Vritet gazetari 25-vjeçar menjëherë pas intervistës me kryebashkiakun

32
0

Më shumë se 150 gazetarë janë vrarë në Meksikë që nga viti 2000. Gazetari 25-vjeçar Mauricio Cruz Solis u qëllua për vdekje me armë zjarri nga persona ende të panjohur mëngjesin e sotëm në Meksikë. Vrasja ndodhi në shtetin e Michoacán-it pak minuta pas një interviste që ai i mori me kryetarin e rajonit. Një kamera sigurie ka regjistruar tingujt e të shtënave ndaj gazetarit të ri.

Gazetari 25-vjeçar ishte drejtor i faqes së lajmeve “Minuto x Minuto” dhe prezantoi një emision në radiostacionin lokal “La Poderosa Uruapan”. Vrasjet e gazetarëve thuajse të gjitha kanë mbetur të pandëshkuara – si dhe shumë vrasje të tjera – në Meksikë.

“Maurisio ishte më shumë se një koleg, ai ishte një mik i përkushtuar, një burim frymëzimi dhe një zë i palodhshëm në shërbim të komunitetit tonë”, tha nga radiostacioni për të cilin punonte.

Më shumë se 150 gazetarë janë vrarë në Meksikë që nga viti 2000, sipas numrave të OJQ-së Reporterët pa Kufi (Reporters sans Frontière, RSF). Sipas një OJQ-je tjetër, neni 19, 2022 ishte viti më vdekjeprurës për shtypin në vend, pasi u regjistruan nga autpritetet të paktën 13 vrasje të gazetarëve.

Shteti i Veracruz (juglindje) është vendi ku shumica e gazetarëve janë vrarë që nga viti 2000 (31). 18 prej tyre u vranë ndërsa Javier Duarte (2010-2016) ishte guvernator i saj, i cili në vitin 2018 u dënua me nëntë vjet burg për pastrim parash, konspiracion dhe përfshirje në bandë.