Ballina Aktualitet Masakra e Shkodrës e paralajmëruar? Si u kërcënua djali i ish-kandidatit të...

Masakra e Shkodrës e paralajmëruar? Si u kërcënua djali i ish-kandidatit të PD pak kohë më parë

48
0

Masakra  e kësaj të mërkure në Shkodër, duket të jetë një ngjarje e paralajmeruar.

ABC News ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë, nga momenti kur një prej viktimave të sotëm përkatësisht Arlind Bushati, është kërcënuar pak kohë më parë.

Ngjarja është shënuar më 11 tetor të këtij viti, ku sic shihet nga pamjet dy personat të cilët lëviznin me një motor, janë afruar pranë tavolinës ku ndodhej Arlind Bushati dhe disa miqtë të tij.

Një prej autorëve të dyshuar, pa zbritur për asnjë çast nga motori, ka nxjerr një armë në dukje automatike, dhe ja ka drejtuar Arlind Bushatit, por nuk është regjistruar asnjë e shtënë.

Kjo situatë ka krijuar panik, tek qytetarët që ndodheshin në lokalin ku qëndronte Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, i cili ka qenë kandidati i Partisë Demokratike, për kryetar bashkie në Shkodër për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022.

32-vjeçar Arlind Bushati, i cili është në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës pas atentatit të ndodhur pak më parë në Dobraç të Shkodrës, kishte denoncuar dy javë më parë një kanosje me armë ndaj tij në një lokal në pedonalen e Shkodrës.

Ai ka deklaruar në polici se dy persona të maskuar me motor i janë afruar te lokali ku po qëndronte dhe e kanë kërcënuar me armë.

“Më datë 11.10.2024, në orën 09:30, shtetasi A. B., 32 vjeç, ka kallëzuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, persona të paidentifikuar që qarkullonin me një motomjet, i kanë drejtuar një send, në dukje armë zjarri, afër një lokali në pedonalen e Shkodrës. Nga veprimet paraprake të kryera dhe informacionet e marra në rrugë operative, paraprakisht dyshohet për dy shtetas, por për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna.” – deklaronte dy javë më parë policia.