Ballina Kuriozitete Pianisti rumun godet tastin e pianos 500 herë në 30 sekonda

Pianisti rumun godet tastin e pianos 500 herë në 30 sekonda

123
0

Një pianist ‘me gishta të shpejtë’ nga Rumania theu jozyrtarisht një rekord botëror Guinness duke goditur tastin e pianos 500 herë në 30 sekonda.

Thurzo Zoltan, pianist i njohur koncertesh, mori pjesë në festën e fshatit Biharia më 23 tetor për nderë të nënës së tij, Thurzo Margit Terezia, e cila vdiq në të njëjtën datë në vitin 2023 në moshën 77-vjeçare.

Rekordi aktual i 495 goditjeve të tasteve të pianos në 30 sekonda u vendos nga muzikanti japonez, Keita Hattori në dhjetor të vitit 2023.

Zoltan më parë vendosi rekordet botërore Guinness për performancën me piano të madhe në lartësinë prej, 3.6 kilometrave dhe për maratonën më të gjatë në lojën e tastierës/pianos nga një individ, 130 orë.

Dëshmitë nga përpjekja e tij e fundit po dorëzohen në Guinness për tu verifikuar edhe zyrtarisht.