Ballina Lifestyle “A ia vlejti kur zemrën e shite”/ Bes Kallaku akuza përmes vargjeve?...

“A ia vlejti kur zemrën e shite”/ Bes Kallaku akuza përmes vargjeve? Xhensila zgjedh heshtjen pas divorcit, si erdhi…

11
0

Bes Kallaku është një ndër emrat më të lakuar të shtypit rozë sidomos pas ndarjes së bujshme me Xhensila Myrtezaj. Pak ditë më parë Besi ka publikuar projektin e tij më të ri në bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj. Ndjekësit e tij menjëherë kanë nisur aludimet se kjo këngë i dedikohet Xhensilës, duke parë se dhe teksti është shkruar nga aktori i njohur.

“Falja, të gjithë më thonë falja, jo nuk ma bën zemra. Doja të ta falja. A ia vlejti kur zemrën e shite”, janë disa nga vargjet e këngës, ku nënkuptohet se fajtore e ndarjes mund të ketë qenë Xhensila. Kjo është kënga e dytë që Besi bën me pothuajse të njëjtën temë. Edhe në bashkëpunimin e tij të mëparshëm, artisti fliste për një femër që i kishte thyer zemrën, duke e quajtur “Mosmirënjohëse”.

Tashmë, pas disa muajsh nga divorci i bujshëm me këngëtaren, Besi ka zgjedhur këtë mënyrë për të zbuluar se ka qenë Xhensila shkaku për këtë ngjarje. Deri më tani, asnjë nga ish-çifti, apo miqtë e afërt, nuk flasin për detaje nga kjo ndarje. Vetë Xhensila, edhe me mikeshat e afërta ka zgjedhur që mos të japë shumë detaje nga kjo ndarje, duke u mjaftuar me faktin se prej kohësh kishin probleme. Sakaq, më i prekur është shfaqur Besi, i cili edhe përtej këngëve, është shprehur nëpër miq se ndarja ka ardhur me kërkesë të Xhensilës, pasi ai vetë nuk do të donte ta prishte familjen.

Këngëtarja dhe aktori i humorit kanë marrë vendimin për t’i dhënë fund marrëdhënies së tyre, ndërsa dokumentet e depozituar në gjykatë nga ana e Xhensila Myrtezajt për zgjidhjen e martesës kanë zbuluar detaje nga ndarja e çiftit, prindër të dy fëmijëve. Në dokumentet e depozituara në gjykata nga ana e këngëtares mësohet se ish-çifti prej rreth 1 viti nuk jetojnë së bashku. Në padi thuhet se martesa e tyre ka qenë harmonike, por në dy vitet e fundit marrëdhëniet në çift janë acaruar. Gjithashtu, thuhet se martesa ka mbetur formale, nuk funksionon më dhe ka humbur kuptimin e saj për të cilin është lidhur. Shkak, sipas padisë, “kanë qenë keqkuptimet e vazhdueshme, të cilat edhe pse me përkushtim nga të dyja palët, nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhje përfundimtare”.

“Paditësja Xhensila Kallaku dhe i padituri Besart Kallaku, kanë lidhur martesë ndërmjet tyre, të cilën e kanë celebruar në datë 13.06.2018, siç vërtetohet edhe nga certifikata e martesës e lëshuar nga Zyra e Gjendjes Civile 381, Njësia Administrative nr. 9. Palët ndërgjyqëse janë njohur me dashuri. Paditësja dhe i padituri janë njohur në një moshë shumë të re. Ata kanë ndërtuar marrëdhënien e tyre mbi baza të dashurisë dhe respektit reciprok. Palët ndërgjyqëse kanë filluar të bashkëjetojnë me njëritjetrin në vitin 2011, në banesën e prindërve të të paditurit. Më datë 1 (një) Shtator të viti 2017 palët kanë realizuar martesën faktike. Pas celebrimit të dasmës së tyre, palët kanë filluar bashkëjetesën”, thuhet në padinë e depozituar në gjykatë.

Ndërsa vazhdon: “Marrëdhëniet bashkëshortore kanë qenë të mira dhe harmonike. Në dy vitet e fundit, marrëdhëniet në çift janë acaruar, shkak kanë qenë keqkuptimet e vazhdueshme, të cilat edhe pse me përkushtim nga të dyja palët, nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhje përfundimtare. Çifti ka rreth një vit që nuk jetojnë më bashkë. Në kushtet që martesa ka mbetur formale nuk funksionon më, dhe ka humbur kuptimin e saj për të cilin është lidhur, paditësja i drejtohet Gjykatës me padi për zgjidhjen e kësaj martese dhe rregullimin e pasojave që vijnë prej saj”, deklarohet në padinë për zgjidhje martese pa faj.”

Xhensila Myrtezaj iu drejtua Gjykatës me padi për divorc, pas konflikteve me ish-partnerin e saj për pasurinë. Fillimisht dyshja tentuan t’i jepnin fund martesës me marrëveshje, por pas kërkesës së aktorit që këngëtarja të hiqte dorë nga pasuria u janë drejtuar dyerve të gjykatave. Padia e parë e këngëtares për zgjidhjen e martesës u kthye mbrapsht nga Gjykata për shkak se nuk e kishte firmosur, por kishte autorizuar avokaten. Gjithashtu u kthye mbrapsht edhe padia e po ashtu për arsye procedurale i është kthyer edhe Bes Kallakut. Këngëtarja dhe aktori e kanë ridorëzuar padinë të plotësuar sipas procedurave.