Ballina Politika 21 Janari/ “Janë dërguar prova të reja”, Beqiri thirrje SPAK-ut: Nga Saimir...

21 Janari/ “Janë dërguar prova të reja”, Beqiri thirrje SPAK-ut: Nga Saimir Tahiri te Ina Rama, ja kush duhet…

26
0

Avokati Idajet Beqiri në një intervistë televizive tha që SPAK-ut i janë dërguar prova të reja në lidhje me “21 janarin”. Beqiri tha që familjarët e viktimave po luajnë një rol aktiv në hetimin e çështjes. Beqiri tha se hetimi do jetë i gjithanshëm dhe po pyeten edhe organizatorët e protestës, sikurse ishte edhe Saimir Tahiri. Ai shtoi se duhen pyetur edhe kryeministri Rama dhe ish-Presidenti Topi, ish-kryeprokurorja Ina Rama, ish-sekretari i Kryeministrisë, Basha dhe komandanti i grupit të zjarrit.

“Procesi i 21 janarit është futur në rrugë të mbarë. Pasi e regjistroi procedimin penal SPAK është futur në shinat e duhura, dhe po bën veprime nga ato që i kërkon ligji për zbardhjen e të vërtetës. Saimir Tahiri ka qenë një nga organizatorët e protestës atëherë, ka qenë edhe drejtuesi i PS për Tiranën. Është një dëshmitar okular në këtë ngjarje. Në 2015-ën ai ka bërë edhe kallëzim penal ndaj Bashës, dhe domosdo SPAK të thërret që të japësh deklarime më të hollësishme. Edhe familjarët e viktimave po luajnë një rol aktiv në hetimin e çështjes.

Ne i kemi dërguar edhe një memorie SPAK-ut ku i ofrojmë edhe prova të tjera, që ne i konsiderojmë të reja për këtë proces. Një ndër provat janë familjarët e viktimave, dy vëllezërit e Hekuran Dedës, vajza, motra dhe vëllai i Ziver Veizit, Sokrat Godo që mbeti i plagosur rëndë. Vëllai i Hekuran Dedës do dëshmojë edhe për faktin që shoferi i Sali Berishës i ka shkuar në shtëpi, i ka ofruar një shumë të madhe lekësh, që mos dëshmonin për vrasjen, dhe të shkonte Berisha për një vizitë në banesën e tyre.

Do bëhet hetim i gjithanshëm. Ata s’do ndalen vetëm te masakra që u bë, që është masakër shtetërore. Do shikohen edhe elementët e tjerë. Ajo protestë ka patur edhe elementë dhune. Kush ishin këta protestues që e bënë të dhunshme protestën. Sigurisht kjo s’mund të justifikojë vrasjen. Ne kemi kërkuar që të administrohen si prova disa dokumente. Presidenti Topi ka bërë një libër, i ka përshkruar me hollësi ngjarjet e 21 janarit. Ne kemi thënë që të merret si provë libri dhe Presidenti të jap shpjegime, sepse ka patur informacione të mëdha. Edhe Edi Rama duhet të pyetet dhe të japë shpjegime. Serverat u fshinë me urdhër të Berishës. Ekspertët kriminalistë që bënë aktin mjeko-ligjor siç u tha Saliu, që qitja ishte nga afër, ndërkohë që doli që ajo ishte nga dritaret e Kryeministrisë. Fshehja e provave, heqja e kamerave, mos arrestimi i gardistëve kur Prokuroria dhe gjykata vendosën që të arrestohen”.

Beqiri tha se “shumë shpejt do kemi zhvillime për këtë çështje dhe Berisha do ta puthë në lule të ballit çështjen për aferën e ish-kompleksit Partizani. Basha është i dyti përgjegjës pas Berishës, sepse ka qenë ministër i Brendshëm”.