Ballina Sport Edu pritet të largohet nga pozita e drejtorit sportiv të Arsenalit

Edu pritet të largohet nga pozita e drejtorit sportiv të Arsenalit

23
0

Krahu i djathtë i Mikel Arteta-s, Drejtori sportiv i Arsenalit Edu, është në bisedime për largimin nga posti i tij

Braziliani kaloi katër vite si lojtar te Arsenali dhe ishte pjesë e skuadrës së ‘Të pamposhturve’.

Në vitin 2019, Edu u emërua si drejtor sportiv i klubit dhe ishte nën drejtimin e tij që “Topçinjtë” përfunduan disa blerje kyçe, përfshirë Declan Rice nga West Ham dhe Martin Odegaard nga Real Madrid.

The Daily Mail raporton se 46-vjeçari pritet të largohet nga posti i tij pas pesë viteve të kaluara në stadiumin “Emirates”. Ndërkohë që arsyeja e saktë e largimit të brazilianit mbetet e paqartë, raporti pretendon se klubi mund të ketë bërë disa ndryshime në përgjegjësitë në hierarkinë e tij. Sipas Sky Sports, ekziston interes për Edu nga grupi i klubeve të Evangelos Marinakis, i cili përfshin Nottingham Forest dhe Olympiacos.

Lajmi për largimin e drejtorit sportiv vjen si një goditje e madhe për Mikel Arteta-n dhe klubin, i cili ka parë një ringjallje që nga sezoni 2022-23. “Topçinjtë” kanë luftuar kokë më kokë me Manchester City-n në garën për titull në sezonet e fundit, dhe një pjesë e madhe e meritës i shkon politikës së  blerjes së lojtarëve që i ka prirë Edu.

Pas një humbjeje zhgënjyese kundër Newcastle United gjatë fundjavës, ekipi nga veriu i Londrës do të kthehet në aksion të mërkurën kur do të përballet me kampionët në fuqi të Italisë, Inter, në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.