Komisariati i Policisë Durrës arrestoi në flagrancë shtetasit:
A. B., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
V. Z., 50 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kanosur me mjet prerës, ish-dhëndrin e tij.
Sektori i Qakullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:
Y. B., 52 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, J. T., 69 vjeç, banues në Kavajë, O. V., 46 vjeç, banues në Itali dhe A. H., 40 vjeç, banues në Kamëz, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
M. Rr., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në efektin e lëndëve narkotike;
E. Gj., 58 vjeç, banues në fshatin Kullë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtuese K. T. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale;
Gj. S., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.