Ballina Rajoni Aksident fatal në Greqi, humb jetën 34-vjeçari shqiptar

Aksident fatal në Greqi, humb jetën 34-vjeçari shqiptar

323
0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Rodos të Greqisë, ku një shtetas shqiptar 34-vjeçar, Valter Vizani nga Mbrostari i Fierit, humbi jetën pas një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:15 të mëngjesit në rrugën “Akti Miaouli” në Paradeisi të Rodos.

Motorri që Vizani drejtonte ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta, duke shkaktuar humbjen e jetës së tij. Nga hetimet e para të kryera nga stacioni policor i Ialisou, rezulton se ai nuk mbante kaskë mbrojtëse në momentin e aksidentit. Për pasojë, Vizani ka marrë një dëmtim fatal në kokë.

Ky rast shërben si një kujtesë e dhimbshme për rëndësinë e mbajtjes së pajisjeve mbrojtëse si kaska, veçanërisht për drejtuesit e mjeteve të dy rrotave, për të reduktuar rrezikun në rrugë.