Ballina Editorial A ka Donald Trump origjinë shqiptare apo…

A ka Donald Trump origjinë shqiptare apo…

30
0

Nga Kreshnik Spahiu

Gjyshi i Donald Trump lindi dhe u rrit në Gjermani dhe quhej Fridrich Trump. Ai ishte familjarisht një bavarez autokton. Më pas emigroi në Amerikë dhe atje mori emrin Frederik Trump.

Gjyshja e Donald Trump ishte gjithashtu germane dhe quhej Elizabeth Christ Trump.

Pavarësisht faktit se në Amerikë kandidoi një nip gjerman, Gjermania ishte kundër Donald Trump.

Referuar sondazhit zyrtar, 85% e gjermanëve ishin kundër kandidaturës së Donald Trump sepse gjykonin që interesat e kombit gjerman nuk përputheshin me nipin e Gjermanisë që po bëhej President i Amerikës.

Po pse kjo dashuri kaq e madh e shqiptarve për Donald Trump më e madhe se Gjermania?

Trump nuk ka origjinë shqiptare por thjesht udhëheqësit politik shqiptarë e kanë frikë dhe kanë qënë të detyruar të servilosen.

Udhëheqësit pokitik shqiptarë rrinë pa gjumë kur kujtojnë se në mandatim e parë të Trump i vendos me financim dhe investim të SHBA:

– Rerfoma në drejtësi

– Krijimi i SPAK

– Hapja e gjykatës kundër kirrupsionit

– Dekretimi ambasadores Yuri Kim

– Kërkesa për arrestimi e disa politikanve

– Heqja e vizave amerikane për politikanet

– Hartimi i listave Non-Grata

– Shkarkimi i Qeverisë Albin Kurti 1

– Mbështetja për liderët e UÇK

Më pas asministrata Biden vazhdoi reformat që filloi Donad Trump por disa liderë politik në Shqiperi dhe Kosovë u rebeluan.

Në Shqipëri Berisha dhe Meta sulmuan sekretatin e shtetit Blinken dhe ambasadoren Yuri Kim.

Ata akuzonin çdo kënd si të korruptuar nga SOROS duke krijuar alibinë e puçit ndërkombëtar.

Çuditërisht prej disa ditësh ata kanë bindur elektoratin që fitorja e Trump është fitorja e tyre.

Kulmi arriti me urimet nga burgu që Ilir Meta i dërgonte Donald Trumpit dhe e uronte të punonin bashkë.

Berisha nga ballkoni e quajti binjakun e tij Trump. “Të dyve na kanë bërë atentat ne rrugë” – tha.

Berisha dhe Meta po e keqpërdorin aq shumë Trump-in sa po i heqin çdo mundësi vetes për tu mbrojtur kur qeveria e Trump të dal dhe të thotë sukseset e Trump në Ballkan dhe Shqiperi janë: SPAK, reforma në drejtësi, Lista Non-Grata dhe arrestimi liderve të inkriminuar.

Gjithsesi Berisha dhe Meta kanë hall ta shtynë ca muaj duke gënjyer njerzit e ndershëm dhe të varfër që u shkojnë pas.

Për momentin po tregojnë dashuri për gjermanin Trump a thua sikur gjyshin e ka nga Skrapari.

Ditën që Trump do nu tregojë arsyet pse ju hoqi vizat amerikane, atëherë do dalin do thonë:

“Edhe Trump u korruptua njësoj si Biden nga Soros. Ne jemi s’jemi anti-amerikan, por jemi thejsht kundër çdo qeveria amerikane”

Ruajeni këtë analizë se do ju duhet pas disa muajsh për të krahasuar si dashuria e sotme për Trump do kthehet në urrejtje të atyre që hedhin këngë dhe valle.

Thjesht zhgënjimi i dytë i tyre nuk do vonojë.

Atë ditë gjithë Shqipëria do gëzojë.