Ballina Kronika DURRES/ Dhunë në familje, monedha të falsifikuara, drejtim automjeti nën efektin e...

DURRES/ Dhunë në familje, monedha të falsifikuara, drejtim automjeti nën efektin e lëndëve narkotike, vjedhje shezlonesh, marrje parash me mashtrim bien në prangat e policisë

39
0

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaloi shtetasin në kërkim G. B., 40 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka blerë produkte në një dyqan në lagjen nr. 1, me një kartëmonedhë të dyshuar të falsifikuar.

Komisariati i Policisë Durrës ndaloi shtetasin N. D., 20 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Stacioni i Policisë Plazh arrestoi në flagrancë shtetasin A. I., 32 vjeç, banues në Shijak, pasi në një hotel ka vjedhur disa shezglone, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin me të cilin po i transportonte.

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin K. B., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në efektin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. J., 24 vjeç, banues në Vlorë, pasagjer në këtë automjet, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis.

Sektori për Hetimin e Nakotikëve referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi e dyshuar lënde narkotike kokainë.

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasi H. B., 31 vjeç, banues në Bulqizë, se shtetasi M. H., më datë 16.05.2023, i ka marrë një shumë parash, me anë të mashtrimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.