Ballina Kulturë Nis rikonstruksioni i Xhamisë së Plumbit në Vlorë, Gonxhja: Investim me fondet...

Nis rikonstruksioni i Xhamisë së Plumbit në Vlorë, Gonxhja: Investim me fondet e 2025-ës

158
0

Ka nisur puna për rikonstruksionin total të Xhamisë së Plumbit në Vlorë. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, teksa inspektoi punimet tha se, “fondi do të akordohet nga buxheti i vitit 2025”.

Xhamia e Plumbit në Vlorë po i nënshtrohet një rikonstruksioni total, edhe për shkak të dëmeve që shkaktoi në objektin e kultit përmbytja masive e 4 tetorit.

Myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhllaku infomoi se krahas ekspertëve të MEKI-t, xhamia është inspektuar edhe nga një grup ekspertësh nga Turqia.

Xhamia e Plumbit është një objekt i rëndësishëm në Vlorë, i ndërtuar në vitet 1537-1542, ndërsa ka qenë edhe një nga vendet më të vizituara në qytetin bregdetar. Rikonstruksioni parashikohet të zgjasë për një periudhë 1 ose 2-vjeçare, duke ruajtur historinë dhe origjinalitetin e objektit.