Ballina Sport Mbyllet në barazim, Chelsea e Arsenal ndajnë pikët në “Stamford Bridge”

Mbyllet në barazim, Chelsea e Arsenal ndajnë pikët në “Stamford Bridge”

20
0

Ishte padyshim një sfidë spektakolare, pavarësisht se përfundoi në barazim.

“Blutë” e Chelsea ia kanë dalë të shmangin humbjen në sfidën e javës së 12-të të Premier League, teksa në mitikun “Stamford Bridge” mbyllën gjithçka në barazimin 1-1, ndaj “Topçinjve” të Arsenal.

Të parët që kaluan në avantazh ishin pikërisht “Topçinjtë”, të cilët nisën festën në minutën e 60’-të pas një goli nga Gabrieli Martinelli, mirëpo nuk vonoi shumë dhe vetëm 10 minuta më vonë “ylli” portugez Pedro Neto shfyrtëzon më së miri një asist të Enzo Fernandez, për të dërguar topin në rrjetë e si rrjedhojë për të “vulosur” shifrat” në 1-1.

Sfidat pa edhe dy gola të tjerë, atë të Declan Rice, në minutën e 32’-të për Arsenal dhe Nicolas Jackson në minutën e 78’-të për Chelsea, mirëpo golat rezultuan të dy të parregullt gjatë ndërtimit të aksionit, për shkak se ishin “offside”.

Falë këtij rezultati, Chelsea ngjitet në vendin e 3-t të tabelës, me 19 pikë, po aq sa “Topçinjtë” e Arsenal dhe skuadrat e Nottingham Forest dhe Brighton, por me një golavarazh më pozitiv.