Nga Myzejen Konduri
Me krijimtarinë e bukur të shkrimtarit Viktor Canosinaj, jemi njohur prej vitesh, që nga libri i parë “ Hija e Mbretit” e deri te libri i 14(katërmbëdhjetë) “ Lulepashka e Artikut”.
Fillimisht, Autorin e pata vlersuar si Shkrimtar i talentuar për fëmijë, por në vite Viktor Canosinaj nisi të spikasë dhe në letërsinë për të rritur, ku botimet njëri pas tjetrit, vinin me larminë e jetës dhe mjeshtërinë e krijimit. Po me botimin e ri, romanin “ PANDASHMËRISHT MERIYLL”, vazhdimin e romanit shumë të suksesshëm “ MERIYLL”, shënoi një sukses tjetër të rëndësishëm, ku shkrimtari V. Canosinaj, më befasoi që në rreshtat e parë ” Melodia e pikëlave të shiut tingëllonte më bukur …se “ Valsi i shiut” i Shopenit” ose” Piklat e shiut kërcenin mbi gjethet e portokalleve dhe limonave si gishtat e padukshëm mbi tastierë”ose “ Pikëlat e shiut po i pëshpërisnin fjalët që e kishin lënë pa gjumë ; “Meri, dua të bëj dashuri me ty”…ku kjo frazë është prologu që zgjon kuptimplotën e ngjarjeve në këtë roman me muzikalitetin më të bukur sa drithëruese, po aq harmonike të infinitit të përjetimeve jetësore.
Vec magjisë së figuracioneve, metaforat, krahsimi, hipërbola në rrëfim, Autori ka përcjellë mesazhe tepër të rëndësishme e koherente, ku dua të evidentoj mesazhin për grackën e frikshme të “…një lirie mashtruese” ose “’ Si e lashë njeriun tim më të dashur për këtë Lirimadhe” duke ruajtur vlerat më të çmuara njerzore, individuale dhe familiare…sepse jo rrallë “ Liria tregon kush janë njerëzit”. “Dashuria është Fisnikëria e fundit që i ka mbetur racës njerëzore” bërtet Autori në botimin e tij të ri.. Arti i të shkruarit të V. Canosinaj për mirësinë, urtësinë, miqësinë, dashurinë, vjen përsosmërisht në linjat e romanit “ PANDASHMËRISHT MERIYLL”
Ngjarja frymon rresht pas rreshti mes rrjedhës së ngjarjeve , me fjalë të përzgjedhura e neologjizmat, si Ngrënëtore, Shërbimtore e makinave, etj, një meritë tjetër e Shkrimtarit.
Kushdo që do e lexojë ,këtë roman, i ri ose i vjetër, do të frymojë një cast e do të mbajë qëndrim ndaj ngjarjeve e personazheve, ku oshëtin kërkesa e përgjigjeve, ku kacafytet vlera me antivlerën. Ndërthurja e ngjarjeve nëpërmjet Personazheve kryesorë si SIDI, një djalë I mëncur dhe I bukur që do vazhdojë studimet për mjeksi jashtë dhe MERI, plot mirësi e zgjuarsi që do ndjekë fakultetin e drejtësisë në vend, me dashurinë e tyre që smundi ta shkulë askush.
Në ylberin e personazheve të tjerë si Prindërit e Sidit, ARIAN ARBANA dr Ortoped &ELONA, Mësuese me dramën e tyre. Babai i Merit, BASHKIM GJOKA, pronar I një shërbimtarie makinash e fëmijët e tij të shtrenjtë. Bardha fqinja .Shokët e dhomës së Sidit në Itali, kur shkoi me studime .Jorgo, Manueli dhe AMBRA studentja italiane,që vulos vlersimin për Vlerat, kur Sidi i tregoi për dashurinë e tij për Merin, i thotë me shpirt “Kam kohë pa njohur një djalë si ti . Sot të gjithë e kan mendjen te seksi. Romantizmi dhe sakrificat për dashurinë po vdesin” ose “ Njeriu jeton për aq kohë sa dashuron” . Alenka, Sllovenia Lirimadhe, simbol i mentalitetit të shfrenuar modern, që lidhet me Sidin i cili u turbullua nga mardhënia me të , tronditet kur ajo i thotë “Ne jemi shokë seksi” ose “Nuk i duroj dot djemtë kur bien në dashuri “ që shkrimtari e ka skalitur,duke e ka përballur mes traditës e modernes këtë raport .
Tepër sinjifikative është sherri i burrave që po pinin birra në ngjarjet e romanit, ku njëri nga burrat bërtiste me gotë në dorë “ Kjo nuk është Demokraci… Është mashtrim. Pse i prishën fabrikat ku punonim? Pse i vodhën?” Autori përcjell një ndjeshmëri te lexuesi që rezonojn dhe për realitetin, ku shumkush është përballur jo rrallë për Ato që shkatërruam e spo i kthejmë më…
Viktor Canosinaj, me qëllimin e vlerave që përcon , mbështetet në disa element tregues- Të Dashuruarit – Prindërit – Bota moderne, ku ngjarjet dhe mesazhet, brenda kufirit të vlerave , kanë efekte që sa të emocionojn e mrekullojn, po aq dhe të befasojn edhe me stilin e selektuar që ka përdorur.
Vetë etimologjia e lidhjes dashurore të MERIT & SIDIT , ndërtimi I mardhënies së tyre, vlersimi I ndjenjës dhe raportet e tyre me romantizmin që ende jeton tek dashuria e vërtetë, janë parimet që përcillen dhe ushqejnë besimin tek Dashuria që sshuhet edhe kur të papriturat e godasin deri në dërmim dhe braktisja që të rëndon me lotët që rrjedhin vajtueshëm .
Ka ardhë shumë natyrshëm dhe i pranueshëm ankthi i prindërve për fëmijët . Për ardhmërinë e tyre dhe jo rrallë shtangia nga paragjykimet në mjedisin shoqëror që na rrethon. Ato kanë investuar fuqishëm për shkollën , personalitetin e tyre dhe aspirojn për të ardhmen e tyr,. që në jetë të lënë emrin e tyre.
Befasia e lexuesit kur i shikon të rriten personazhet e rinj, mes të panjohurave të botës moderne, të prek dhe entuziasmon . Rrënjët e dashurisë së MERIT & SIDIT edhe pse Liria e Portës së Madhe të Botës Moderne me Alenkën, e corodit SIDIN për ca kohë…” Njohja me të qe si një erë e ngrohtë deti. Kështu filloi robërimi i heshtur dhe i ëmbël i tij” …”Ishte një mardhënie që e trembi” Deluzioni që provoi bënë që në fund Sidi të qartësohet e të kuptojë se nuk e pranon më mardhënien “ Shokë seksi” ose “ Pluhurin e Bardhë “ që degradon njerinë.
Autori mendjehollë me mesazhet për të ruajtur vlerat e familjes e parimet e saj,godet fort këmbanat e ndërgjegjes të gjithsecilit që krahas punës e detyrimeve ndaj saj, I shkund në anën e duhur se duhet tu japim më shumë dashuri familjes, nënës, babait, gruas, burrit, fëmijve. Dashuria është pema e jetës, ndaj dhe në dramën ku harmonia e prindërve të Sidit lëkundet , pasqyrohet me një vërtetësi mahnitëse, kur i përgjigjet Merit “U ndatë? – Jo plotësisht…Ai jeton me një grua tjetër, kurse Unë me dorën e shtrirë mbi pjesën bosh të krevatit” ia ktheu ajo e dërmuar . Më tronditi shpirti dhe linja e trafikimit të vajzave në këtë botim të ri , ku me nota tepër të dhimbshme , pasqyrohet, pabesia e dy shokëve të Merit, Aldo dhe Genci, që rrëmbyen e trafikuan shoqen e tyre Klarën. Këta përbinësha që e lanë të pagojë e sia ndjente tek i shihnin lotët e saj. Meri me pikëllimin për shoqen e ndihmon shumë pasi Ajo shpëtoi nga zeherri i skllavërisë së tyre.
Tronditëse është kur lexon një paragraph në roman, ku njera nga vajzat e trafikuara Flora, thotë :-“ Unë nuk besoj te librat se Bota sa vjen e bëhet më e ndyrë. Ka më shumë luftëra, më shumë dhunë, uri,varfëri,”.Pas këtij pargrafi, shumkush nga lexuesit kërkon ‘Psetë??!!” që po ndryshkin besimin.
Mjeshtërisht është dhënë dhe linja e dramës së humbjes së Nënës së fëmijve e humbjes së gruas në familjen Gjoka, , ku Babai I Merit, bëhet Nënë e Baba duke bërë të pamundurën për fëmijët dhe vazhdimin e jetës me një tjetër dashuri që ia lehtëson plagën, vecanërisht, kur aprovohet nga vajzat që e bëjn të pranueshme këtë filozofi të vazhdimësisë së jetës . Andrea, shoku i Fakultetit që e dëshiron aq shumë Merin, po që e kupton se zemra e saj i përkistë Sidit , shokut që Ai e kishte njohur më parë, i qëndron pranë i duruar duke i krijuar oazin e qetësisë edhe pas refuzimit të saj.
Portretizimi i personazheve nga Shkrimtari V. Canosinaj, është gdhendur si në portret ashtu dhe në karaktreret e tyre. Ngjarja nis nga e kaluara, në të tashmen e të ardhmen, ku mundësia e madhe që jep teknologjia e informacionit është kujtesë se është më mirë përjetimi i dramës jetësore, mesazhi i të cilave të ballafaqon me veten , jo me fohtësinë e ekranit e të tastjerave.
Të përcjell një ndjesi të vecantë, ecuria e ngjarjeve, kur pas krizave e plagëve të shpirtit. Shkrimtari i shtjellon me emocione të fuqishme, mardhëniët e cdo moshe, drithërimat e zërit dhe e zemrës që kërkon përulësisht falje,..Në ato momente ,vëren shpirtin që ngazëllen nga pendesa e triumfi i dashurisë së vërtetë me emocione , aroma e të cilave të depërton në mëndje e zemër.
Do të dalloja në këtë roman të ri të Viktor Canosinaj, gjuhën e mrekullueshme të qëndisur me fjalë të zgjedhura që të mahnisin në rrëfimin e ngjarjeve. Do të dalloja mesazhet që rendin nëpër roman, tepër koherente që i mëshoj për të disatën herë se Autori, nëpërmjet ngjarjeve dhe bukurisë së fjalëve veshur me figuracion, shton dhe kureshjen me forcën e mendimeve që herë shkëlqejnë , herë gjëmojnë e herë mpihen.
Duhet të vlersoj dhe Shtepinë Botuese “ Dyrrah” për përzgjedhjen e botimin e këtij romani të mrekullueshëm , të shkrimtarit shumë të talentuar, Viktor Canosinaj. Formati dhe grafika e përdorur janë në harmoni me përmbajtjen dhe realizimin e kopertinës.
Suksese i nderuar Viktor! Le të fluturoi frymëzimi yt dhe të strehoi në krijimtarinë tënde, pasurinë e kësaj Bote e të shpirtit njerëzor!