Një gol nga Sandro Tonali në fillimin e ndeshjes i mjaftoi Italisë të mposhtte Belgjikën në Bruksel dhe të merrte tri pikë që i dërgojnë në çerekfinalet e Ligës së Kombeve.
Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i të kaltërve, Luciano Spalletti. Ai tha se Italia i gjen gjithmonë 30 lojtarë të mirë për të bërë një kombëtare të fortë.
“E nisëm mirë ndeshjen, në pjesën e dytë fusha u rëndua dhe humbi pak qartësia. Kemi humbur disa topa si rezultat i terrenit të rënduar. Cilësia e fushave është thelbësore në futbollin e sotëm, për ta mbajtur e luajtur topin teknikisht.
Ndryshe, përshtatja me vrapimin e kundërshtarëve bëhet shumë e vështirë. Kur belgët hynin në gjysmën tonë të fushës bëhej e vështirë, ata ishin si luanë.