Ish-ministri Ylli Manjani ka dalë kundër dënimit të Safet Gjicit.
Ai thotë se i vetmi hetim që duhej bërë për këtë rast, ishte ai për shantazh.
“Seriozisht.
I vetmi aspekt që meritonte hetim dhe ndoshta edhe ndëshkim në çështjen “Gjici” duhet të ishte shantazhi.
Njeriu që shkon për të provokuar akte seksi dhe e filmon aktin përfshi edhe veten, nëse është në rregull nga mend’të e kokës, padyshim e bën për shantazh.
Pikërisht këtu duhej kërkuar për ndonjë vepër penale të mundshme dhe jo për lidhur me zor moral-llëqet me detyrën publike. Kjo e fundit u sqarua me largimin e Safetit.
Për llogari të kujt ishte shantazhi?! Çfarë donte të arrinte shantazhuesi?! Kujt i interesonte koka e bashkisë Kukës?! A mos ishte lojë grupesh brenda pushtetit?! Apo ishte thjesht gjobvënie?!
Këto pyetje kërkojnë përgjigje.
Shpërdorimi i detyrës është jo vetëm qesharak si interpretim, por fsheh arsyet e vërteta të atij akti të pastër shantazhi”, shkruan ai.