Ballina Kronika Raporti mjeko-ligjor ndryshon rrjedhën e procesit, pezullohet gjykimi për autorin e vrasjes...

Raporti mjeko-ligjor ndryshon rrjedhën e procesit, pezullohet gjykimi për autorin e vrasjes dyfishtë në Lezhë në 2020

31
0

Gjykata e Lezhës ka pezulluar gjykimin ndaj Edmond Përdodës i akuzuar për vrasjen rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simoni në vitin 2020 në fshatin Lalm i Vjeter. Ndaj Përdodës është vendosur caktimi i masës “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor (psikiatrik)”, parashikuar nga neni 46 prg.2 pika 2 e Kodit Penal. Kështu, pezullimi i gjykimit erdhi pas raportit mjeko-ligjor që e nxori me probleme të thekesuara të shëndetit mendor të të akuzuarit.

Ai ishte akuzuar për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajta pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” teksa u arrestua nga forcat RENEA në shkurt të vitit 2022 dy vite pas krimit.

Si ndodhi ngjarja?

Në orët e para të mëngjesit të 27 prillit 2020, Preng Simoni dhe Kol Murrani u vranë me kallashnikov në banesat e tyre në fshatin Lalm i Ri. Trupat e tyre u lanë në pyllin e fshatit për 5 orë dhe u gjetën nga i biri i Preng Simonit. Hetimet e kryera fajësuan vëllezërit Edmond dhe Aleksandër Përdoda duke pretenduar se ekzekutuan dy miqtë Simoni dhe Murrani për konflikte pronësie pasi kishin mbjellë kanabis në tokat e viktimave.

Fillimisht, u arrestuar Aleksandër Përdoda për ngjarjen e rëndë, ndërsa pas gati dy vitesh arrati, pasditen e 11 shkurtit 2022 Edmond Përdoda u gjet në banesën e tij në fshatin Lalm i Ri pasi u gjurmua me dron. Një njësit special i RENEA-s e arrestoi në shtëpinë e tij. 39-vjeçari nuk bëri rezistencë ndaj forcave speciale. Pas arrestimit Edmond Përdoda pranoi autoresinë e krimit duke treguar dhe vendin ku kishte fshehur armën si dhe dëshmoi se kishte vepruar i vetem dhe se vëllai i tij Aleksander Përdoda nuk kishte lidhje me ngjarjen.