Ballina Politika Berisha zbulon si e kalon kohën brenda apartamentit prej 11 muajsh

Berisha zbulon si e kalon kohën brenda apartamentit prej 11 muajsh

60
0

Sali Berisha i ftuar në emisioni “Log.”, për herë të parë ka zbuluar se si e kalon ditën në banesë prej 11 muajsh që ndodhet në masën e siguris “arrest shtëpie”.

Berisha prej dhjetorit 2023 ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie” vendosur nga GJKKO, ndërsa SPAK ka mbyllur hetimet lidhur me atë që njihet tashmë si “dosja Partizani”.

“Natyrisht privimi i lirisë është akti më i rëndë që i bëhet një njeriu, por organizoj ditën time që të jetë sa më eficente në këtë betejë kundër këtij regjimi, kundër narko-diktaturës. Kauza jonë e drejtë do trimfojë”,- tha Berisha.