Ballina Bota Protesta ne Venezuelë pas zgjedhjes së presidentit Maduro, lirohen 70 të arrestuar

Protesta ne Venezuelë pas zgjedhjes së presidentit Maduro, lirohen 70 të arrestuar

25
0

70 protestues janë liruar nga burgu në Venezuelë, të cilët u arrestuan nga protestat e dhunshme pas zgjedhjes së presidentit Nicolas Maduro.Nga zgjedhjet e datës 30 korrik, protesta masive u mbajtën në Venezuelë me arsyetimin se zgjedhjet ishin të manipuluara.

Më shumë se 1800 persona janë arrestuar dhe 24 persona të tjerë janë vrarë gjatë represionit.
Lirimi i 70 personave që mbaheshin në qeli erdhi si pasojë e vdekjes së një protestuesi i cili kishte qenë i shtruar në spital që nga data 11 Tetor. Prokurori i Përgjithshëm tha të premten se ai vdiq në spital pas marrjes së “ndihmës mjekësore adekuate”, por nuk e sqaroi datën e vdekjes.

Kriza politike në Venezuelë ka qenë prezente që nga zgjedhjet e korrikut, ku autoritetet elektorale, të kontrolluara nga Maduro, shpallën fitore me 51% të votave, ndërsa opozita ka prezantuar shifra që sugjerojnë fitoren e udhëheqësit të opozitës, Edmundo González. Shumë shtete dhe organizata ndërkombëtare kanë refuzuar ta njohin këtë fitore të Madurës.

Maduro është planifikuar të fillojë një mandat të tretë radhazi në janar 2025, pavarësisht dyshimeve mbi ligjshmërinë e fitores së tij.