Ballina Politika Përplasjet në kuvend/ Noka: Është buxheti juaj i fundit. Rama: Mbeturina të...

Përplasjet në kuvend/ Noka: Është buxheti juaj i fundit. Rama: Mbeturina të kohës që nuk kthehet kurrë

47
0

Buxheti 2025 ka shkaktuar përplasje të ashpra gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend. Punimet në seancën maratonë u ndërprenë pa nisur ende mirë, teksa opozita tentoi të mos lejonte fjalën e Kryeministrit Rama. Ishte vetë ky i fundit, i cili i kërkoi Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit, të ndërpriste seancën për pesë minuta pushim. Pas qetësimit të situatës, seanca plenare ka rinisur, ndërsa Kryeministri Rama mbajti fjalën e tij, ku ndër të tjera u shpreh se në ditët në vijim, qeveria do çlirojë një fond prej 100 milionë eurosh për bonusin e fundvitit. “Ky bonus do të ndahet në dy shkallë: Të gjithë pensionistët që kanë një pension deri në 20 mijë lekë ose 200 euro do të marrin trefishin e bonusit të deridjeshëm, një bonus i ri prej 150 euro. Ndërsa, pensionistët që kanë një pension më të madh se 20 mijë lekë do të marrin dyfishin e bonusit të viteve të mëparshme, përmes një bonusi në masën 100 euro”, tha Rama. Ndërkaq, përplasjet kanë nisur sërish, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u shpreh gjatë fjalës në foltoren e Kuvendit që ky do të jetë buxheti i fundit që do të miratojë mazhoranca. Ai theksoi se shqiptarët do ta kundërshtojnë me votë maxhorancën, ndërsa ironizoi fjalën e kryeministrit Edi Rama. Ministri i Financave, Petrit Malaj u shpreh në fjalën e tij se buxheti i vitit 2025 është gati dy herë  më të madh se ai i vitit 2013, ndërsa shoti se drafti mbështet çdo qytetar dhe se ekonomia është në fazën më të mirë të saj. “Ne sot jemi këtu për të mbështetur cdo qytetarë me një projektbuxhet shumë herë më të lartë se ai i viti 2013,  pra me një total prej 8.2 mlad euros ose e thënë ndryshe me një buxhet dy hertë më të lartë. Ne e hartuam këtë bxhet në anzlizë dhe vlersimin se ekonomia është më e fortë se më parë, pavarësisht të gjitha turbulencave që na u desh të kalonim”, tha Malaj. Mazhoranca dhe opozita pritet të disktuojnë për dy ditë me radhë për shifrat dhe paratë që do të shpenzohen vitin e ardhshëm nga taksat dhe tatimet që paguajnë qytetarët dhe biznesi.