Ballina Politika “Ish-çiftit do t’i sekuestrohet pasuria”, Ngjela: Nuk duhet të merremi shumë me...

“Ish-çiftit do t’i sekuestrohet pasuria”, Ngjela: Nuk duhet të merremi shumë me Ilir Metën, gjendja e tij psikologjike…

30
0

Avokati i njohur Spartak Ngjela tha se nëse çifti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk marrin pafajësinë do ti konfiskohet e gjithë pasuria.

I ftuar në DritareTV me Ermal Peçin, Ngjela tha se nuk duhet komentuar shumë mbi Ilir Metën pasi gjendja psikologjike e një të pandehuri në burg nuk është mirë.

“Këta janë të akuzuar për korrupsion, dhe po nuk morën pafajësinë ky nen ligjor ka brenda edhe konfiskimin e pasurisë. Sepse konceptohet se pasuria është vënë në bazë të korrupsionit. Mund ti konfiskohet pasuri se ashtu e do edhe opinioni publik. Si mund të lë un ty me kostum terital dhe këpucë të Gjirokastrës dhe ke 6, 7 vila. Mos janë fabrikant? A mos janë biznesmen?

Ata të dy janë rrogëtarë, dhe rrogat kanë qenë shumë të vogla për ato pasuri. Të gjitha këto sa përmenda krijojnë pikëpyetje në opinionin publik. Ajo mund ti justifikojë mund të thotë mi ka dhënë vjehrra apo ndonjë kushëri.

Ky gjykim bashkë me provat që kanë paraqitur do të kalojnë në një Gjykatë dhe do të merret një vendim i formës së prerë. Prandaj edhe vendoset sekuestrimi i pasurive që kur të jesh i pandehur të mos mundesh që ato prona apo pasuri ti shesësh.

Sa i përket klasës politike ata janë trembur që kur ka dale SPAK-u. Sepse e kuptuan se struktura e SPAK-ut është kundra korrupsionit dhe krimin e organizuar. Duhet kuptuar se korrupsioni nuk ekziston dot pa krimin e organizuar.

Janë shumë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Nuk duhet të merremi shumë me Ilir Metën, nuk e njihni psikologjinë e të pandehurit që është i arrestuar. Është e vështirë”- tha Ngjela.