Ballina Sport Befason presidenti i Bayernit: Tuchel dhe Kompany janë si nata me ditën

Befason presidenti i Bayernit: Tuchel dhe Kompany janë si nata me ditën

15
0

Presidenti i nderit i Bayern Munich, Uli Hoenes, ka befasuar me deklaratën e tij në lidjhe me ish-trajnerin e bavarezëve Thomas Tuchel. Ai kë bërë një krahasim mes tij dhe trajnerit aktual Vincent Kompany, duke surprizuar me atë që tha.

“Ndryshimi midis tyre është si mes natës dhe ditës. Vincent është komunikues dhe kujdeset për lojtarët e tij.

Ne nuk e dinim këtë më parë, prandaj e telefonuam Pep Guardiola dhe i kërkuam këshilla. Ai na tha se mund të besonim te Vincent”, tha Hoenes.

Më tej, ai u shpreh për objektivat sezonale: “Ajo që mund të premtoj është fitorja në kampionatin gjerman. Ne jemi në një pozicion të mrekullueshëm tani.

Ne jemi liderë dhe konkurrentët tanë të vetëm të vërtetë, Bayer Leverkusen dhe Leipzig, janë shumë prapa nesh”.